Kryesore Hetimet për CEZ-DIA, Meta në SPAK: Një telenovelë e gjykuar dy herë…

Hetimet për CEZ-DIA, Meta në SPAK: Një telenovelë e gjykuar dy herë…

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Mësohet se ai do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen e CEZ-DIA.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët ai e cilësoi një “telenovelë” që është gjykuar dy herë dhe është rihapur në 2019-ën nga një kallëzues i rremë.

-Zoti Meta për çfarë jeni thirrur sot në SPAK, keni dijeni?

Ilir Meta: Po për telenovelën që s’dija. Meqenëse jeni lajmëruar herët dhe po kështu po përballoni dhe reshjet e shiut.

-Keni sjellë prova ose dokumenta?

Ilir Meta: Më fal, është një telenovelë e cila është e gjykuar nja dy herë, e cila është rihapur për rastin konkret në Dhjetor të vitit 2019 nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe është dënuar dhe për dhunë në familje. Faleminderit!

**

Më 22 Shkurt të këtij viti, Meta ka dhënë rreth 3 orë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA. Hetimet e SPAK lidhen me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve.

“Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. Kjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie.  E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i Shtatorit të deri në fillim të Janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë.  ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër“, deklaroi ai para 9 muajsh.