Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka firmosur disa urdhër-kontrolle në kuadër të hetimit ndaj ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar tek një banesë e të afërmve të Ahmetajt, në Lalëz.
Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit.
Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij.
Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.
“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri”, deklaroi avokati.