Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka postuar në rrjete sociale fotot e takimit me nënkryetarin e Komitetit Ligjor në UEFA, Efraim Barak.
“Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar!
Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar! FORCA”, – shkruan kryebashkiaku.
Bashkia e Tiranës njoftoi dje se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për kreun e FSHF, Armando Duka.
Sipas Bashkisë, një dosje e gjerë që përmban provat për abuzime me fondet, trukime ndeshjes, pastrim parash dhe lidhje me klanet e drogës në Shijak, është përgatitur nga një grup juristësh dhe është paraqitur në disa agjensi hetimi dhe institucione ndërkombëtare.