Makinës së kryetarit të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol.
Policia njofton se nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në makinë.
Benard Ndreca në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij.
Nga shpërthimi, kreu i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe nëna e tij nuk kanë pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”.
Referuar informacioneve paraprake, kamerat e sigurisë në banesën e Ndrecës kanë arritur që të shquajnë 2 persona, megjithatë nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë.
Në deklarimet e tij, Benard Ndreca ka thënë se nuk ka konflikt me askënd, por dyshon se sulmi ka lidhje me detyrën që ai mban për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit në Vaun e Dejës.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.