Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i çerekfinaleve të Champions League.
Chelsea-Real Madrid, Manchester City-Atletico Madrid, Villarreal-Bayern Munchen dhe Benfica-Liverpool janë çiftet e dala nga shorti.
Ndërkohë, është hedhur edhe shorti i gjysmëfinaleve të këtij kompeticioni.
Fituesi i çiftit Chelsea-Real Madrid do të përballet me fituesin e çiftit Manchester City-Atletico Madrid, ndërsa fituesi i çmimit Villarreal-Bayern do të ndeshet me fituesin e çiftit Benfica-Liverpool.
Pra, në gjysmëfinale është i mundur një derbi anglez ose spanjoll.