Champions League do të ofrojë përballje që do të mbeten në histori, pas shortit të çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve që u hodh këtë të premte në Nion të Zvicrës.
Real Madrid, kampion në fuqi, gjen një tjetër angleze në çerekfinale, Chelsea-n, pasi eliminoi Liverpool në fazën e 1/8-ave. Manchester City do të ndeshet me një tjetër skuadër gjermane, por me një histori tjetër në Champions League, Bayern Munchen, në një sfidë që vë përballë trajnerin Pep Guardiola me ish-skuadrën e tij.
Derbi i Italisë është i siguruar në Europë, pasi Milan dhe Napoli do të përballen me njëra-tjetrën, ndërsa Inter do të kërkojë gjysmëfinalen në sfidën kundër Benfica.
Sfidat çerekfinale:
Real Madrid-Chelsea
Inter-Benfica
Manchester City-Bayern Munchen
Milan-Napoli
Sfidat gjysmëfinale premtojnë të jenë edhe më të zjarrta, pasi fituesja e Real Madrid-Chelsea do të ndeshet me fituesen e Manchester City-Bayern. Ndërsa fituesja e Milan-Napoli do të ndeshet me atë të Inter-Benfica.
Sfidat gjysmëfinale
Milan-Napoli / Inter-Benfica
Real Madrid-Chelsea / Manchester City-Bayern Munchen
Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor 2023.