Nga Artan Fuga
Pas ngjarjeve të fundit politike nga të dy krahët, kanë dalë edhe emrat e anëtarëve të kryesisë, të shefave politikë nëpër rrethe për fushatën, nga ana e partisë socialiste.
Kuptohet që në vetvete kjo është pa pikë rëndësie sidomos kur bëhet fjalë se në këtë atë funksion do të jetë ali hoxha apo hoxhë aliu.
Por, gjithsesi ka rëndësi mendoj në dy aspekte krejt të qarta.
E para, që opozita nuk po di ta lexojë këtë vendosje të re hierarkike në formacionin e betejës për pushtet të socialistëve të Edi Ramës dhe si gjithmonë merret me propagandë bazike: jo kush ka vjedhur, jo janë senatorët, jo po nuk janë e të tjera gjëra pa vlerë praktike.
E dyta, sepse sikurse janë formacionet e ushtrisë, ashtu do të jetë edhe strategjia e saj. Pra, edhe rezultati i pushtetit për vitin 2030 – 2050. (!)
Çfarë vihet re?
Në të deleguarit politikë nëpër qarqe dominojnë kryetarët e bashkive, me përjashtim të Tiranës ku kryetari i bashkisë së Tiranës është vendosur nën hyqmin e Delegates nga qendra.
Te të tjerët kryesisht janë ministra të rinj dhe kryetarë bashkie.
Cili është kuptimi?
Dy kuptime. I pari : Nëse doni pushtet akoma fitoni zgjedhjet, puna juaj se si! Në mos, mos na çani shumë kokën kur t’ju heqim. I dyti: Jeni në pushtet, ky është avantazhi juaj: Përdorni pushtetin lokal me të gjithë fuqinë e tij për të nxjerrë deputetë, por ju vetë nuk do të jeni deputetë!
Formacion i ri edhe në kryesinë e partisë. Emra pothuajse të rinj me ndonjë përjashtim pa ndikim.
Çfarë do të thotë kjo? E para, partia u spastrua nga armiqtë ose të dyshimtët. E dyta, kryesia është kryetari, kurse anëtarët janë kot. E treta, kujtesa e së shkuarës fshihet. E katërta, nuk ka superpozim fuqish. O në kryesi, o në terren. Të dyja harrojini. Jeni këtu për të thënë dakord, dhe kaq. Mund të punoni, madje fort, por pa pasur fuqi vendimmarjeje. Partia drejtohet nga njëshi.
Kuptohet që nuk ka më dysh, tresh, katërsh, etj. Nuk jemi në kohën e Perandorit Deoklesian që shpiku tetraedrin politik duke e ndarë Perandorinë romake në katër perandorë, dy augustë dhe dy cesarë. Një pra si Konstantini i Madh!
Deputetët e tanishëm kanë dalë jashtë loje në shumicë. Të shohim çfarë do të bëhet me ju! Por, dijeni se forca caktuese është një brez tjetër, jo ju!
Drejtësia do të merret me të gjithë ju që u ka dalë emri, por përballë saj do të jeni thjesht si njerëz që ecni në këmbë!
Qëndroni varur ca muaj. Dhe u thuhet se me skandalet financiare dhe vjedhjet, do i tregojmë botës se klasa e vjetër politike do të fshihet.
Na falni, por duhet të jepni jetën për partinë!
Ka vetëm kuadro të rinj dhe lideri që vetëriprodhohet duke rinovuar kuadrot.
E njihni apo jo përvojën politike të viteve 1975 – 1990?
Në këtë mënyrë, gjithkushi është vendosur përpara një motivimi absolut! O fiton, o vdes (politikisht)!
Askush nuk thotë: Ore fitojmë nuk fitojmë, unë e kam të sigurt vendin, karrigen, kolltukun, folenë!
A e kupton opozita këtë? Apo ç’i duhet thuaj!!!