Si në bilardo: një goditje vë në lëvizje shumë gurë dhe sot është dita vendimtare për Higuain, Piatek e shumë të tjerë.
Sulmuesi argjentinas ka lënë Milanon dhe paraditen e sotme ka zbarkuar në Londër, ku pritet të prezantohet pas kontrolleve mjekësore, pasditen e sotme.
Ndërkaq, në Milano ka kryer kontrollet mjekësore dhe do të prezantohet si futbollisti më i ri i Milanit Krzysztof Piatek, sapo Higuain të kalojë me sukses kontrollet mjekësore në Angli.
Nuk mbaron me kaq, sepse “vorbulla” përfshin emra të tjerë.
Kështu, Alvaro Morata do të lirohet nga Chelsea dhe do të shkojë tek Atletico, sapo të mbyllet transferimi i Higuain në Londër.
Mbërritja e Morata-s tek Atletico do të lirojë Nikola Kalinic, i cili do të tranasferohet tek Betis.
Me kroatin në ekip, Betis do të transferojë sulmuesin Arnaldo Sanabria tek Genoa dhe këtu mbyllet qarku.