Ish-shefja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton, është emëruar rektore nderi e Universitetit Queen në Irlandën e Veriut.
Clinton u bë rektorja e 11-të nderi e Universitetit në Belfast, ndërsa njëkohësisht edhe gruaja e parë që ka marrë këtë titull.
Misioni pesë vjeçar i rektorit që do të kryhet nga Clinton është më natyrë ceremoniale.
Clinton vizitoi Irlandën e Veriut në vitin 1995 si gruaja e presidentit të atëhershëm Bill Clinton.
Bill Clinton ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi vendin gjatë mandatit të tij.