Kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri është ftuar në New York nga ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Clinton në emër të organizatës “Vital Voices” do t’i dorëzojë Ramës një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë që janë strehuar në vendin tonë.
Konkretisht, Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.
Ceremonia do të mbahet me 6 dhjetor nga ku do të nderohen edhe sekretari përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, drejtuesi i International Rescue Committee (IRC), David Miliband dhe Presidenti Joe Biden.
Deri më tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700.
Destinacion përfundimtar ata kanë Shtetet Bashkuara, por Shqipëria ka marrë përsipër strehimin e të paktën 4 mijë refugjatëve, pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan.