Kryesore Hillary Clinton i dorëzon çmimin Ramës: E admiroj, do doja të kishte...

Hillary Clinton i dorëzon çmimin Ramës: E admiroj, do doja të kishte më shumë udhëheqës si ai

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në New York ku është nderuar me çmimin e “Vital Voices Gobal”.

Për t’ia dorëzuar këtë çmim të veçantë ishte Hillary Clinton.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara tha se kryeministri Edi Rama është në majë të një liste të vogël udhëheqësish në të gjithë botën të cilët u shprehën të gatshëm të ndihmonin në krizën e Afganistanit.

Po ashtu, Clinton i njohu merita Ramës edhe për kabinetin ministror që është i përbërë nga 70% me gra.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që t’ju prezantoj dikë që admiroj, që kam pasur mundësinë që ta njoh, karrierën e të cilit e kam ndjekur me interes të madh dhe admirim, udhëheqja e të cilit është simbol i një misionit të përbashkët me atë të ngritjes së grave dhe vajzave. Mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur u kërkua, ata që u përgjigjën pozitivisht, angazhimet ishin shumë të vogla.

Megjithatë pati një numër të  vogël, dhe për fat të keq, një grusht udhëheqësish që hodhën hap përpara në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën që të thoshte “Po”. Së bashku me Vital Voices dhe Nina’s List Kryeministri Edi Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani, kryesisht grave në nevojë dhe falë udhëheqjes së tij përpjekjeve të Shqipërisë më shumë se 1000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri.

Kur e mora në telefon kryeministrin për këtë angazhim ai u përgjigj shumë natyrshëm, “çfarë tjetër mund të bënim”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë qasje. Nuk është e vetmja arsye që ai nderohet sot. Pas rizgjedhjes në Shtator, Rama theu rekordin historik duke emëruar numrin më të madh ndonjëherë në Shqipëri të grave në qeverinë e vendit. Mbi 70% e kabinetit të tij ministror janë femra dhe disa gjenden këtu sot”, tha Clinton.

Rama shoqërohej në këtë ceremoni nga bashkëshortja Linda dhe djali, Zaho.