Aktualitet Hipi mbi kofanon e makinës/ Sfida e TikTokut i merr jetën 18-vjeçarit...

Hipi mbi kofanon e makinës/ Sfida e TikTokut i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar në Itali

Një djalë i ri me origjinë shqiptare në Itali ka humbur jetën pasi tentonte të provonte një sfidë të përhapur në rrjetin social TikTok.

Ngjarja ka ndodhur në Treviso disa ditë më parë, kur Lorenzo Pjetrushi qëndronte në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje.

Mjeti drejtohej nga kushëriri i tij, por 18-vjeçari Pjetrushi humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga makina. Fatkeqësisht, kushëriri i tij në timon nuk arriti të frenonte në kohë dhe 18-vjeçari u përplas nga e njëjta makinë dhe mbeti i plagosur rëndë, siç raportojnë mediat italiane.

Lorenzo qëndroi në spital për rreth 8 ditë, deri mbrëmjen e 29 Janarit kur fatkeqësisht ndërroi jetë. Mjekët nuk mund të bënin më shumë për të riun shqiptar.

Mënyra se si 18-vjeçari humbi jetën ishte një nga sfidat e rrezikshme në TikTok, ku të rinjtë qëndrojnë në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje, që të krijon përshtypjen e të bërit sërf.

Lorenzo Pjetrushi ishte më i vogli nga 3 vëllezërit e familjes. Babai i tij ka thënë për mediat italiane se 18-vjeçari e donte jetën.