Politika “Hiqe dorën”- Tensione në Parlament, deputetët e përjashtuar përplasen me Gardën

“Hiqe dorën”- Tensione në Parlament, deputetët e përjashtuar përplasen me Gardën

Deputetët demokratë të përjashtuar nga seanca plenare si Belind Këlliçi, Luan Baçi etj., kanë tentuar të futen në ambientet e Parlamentit po nuk janë lejuar nga garda.

Deputetët e PD të përjashtuar nga seanca janë Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

“A s’ju vjen turp, ne jemi përfaqësuesit tuaj atje, se nuk keni përfaqësuese”, u dëgjua të thoshte deputetja Albana Vokshi.

Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së Parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.