Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë në Facebook një lajm të mirë.
Shume aktiv me këshilla dhe mendime lidhur me koronavirusi, epidemiologu këtë herë, duke iu referuar studimeve te fundit, shkruan se tani mund te hiqen dorezat, pasi koronavirusi nuk transmetohet me lehtësi mes prekjes së objekteve që mendohet të jenë të infektuara.
Postimi i epidemiologut:
Lajm i mire miqte e mi! 🙏
✅ CDC (Centers for Disease Control and Prevention – USA) tani informon se virusi nuk trasmetohet me lehtesi permes prekjes se objekteve apo siperfaqeve te infektuara!
➡️ Megjithese eshte ende e mundur, kjo mundesi eshte zbuluar qe eshte shume me e vogel se sa mendohej fillimisht.
🧤 Pra, ato dorezat hiqini po patët mundësi!