Si sot një javë, më 6 shkurt, një tërmet i fortë goditi Turqinë dhe Sirinë, ku numri i të vdekurve në këtë tragjedi i ka kaluar 36 mijë.
Në këto momente krize shfaqen histori të shumta guximi të paprecedentë dhe një e tillë është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit në spital.
Kur tërmeti i fortë tronditi ndërtesat në qytetin turk të Gaziantepit, infermieret në vend që të iknin për të shpëtuar jetën, vrapuan drejt repartit të të porsalindurve dhe mbajtën me duar inkubatorët me foshnjat për të mos rënë.
Video from the night of the #Turkiye #earthquake showing how 2 brave nurses – instead of fleeing – ran into the neonatal care unit at #Gaziantep Hospital to stop the baby incubators falling over.#TurkiyeDeprem #TurkiyeEarthquarke #Turkey #TurkeyEarthquake #TurkeyQuake pic.twitter.com/kvLMejP9eX
— Andrew Hopkins (@achopkins1) February 12, 2023
Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, thuhet se është filmuar në Gaziantep, një nga qytetet më të goditura në Turqi.
Videon e ka shpërndarë edhe ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
“Gjatë goditjes së parë, dy shoqet tona femra, infermiere, treguan guxim të jashtëzakonshëm. Në vend që të iknin jashtë, ata u përpoqën të parandalonin që inkubatorët me foshnjat të përmbyseshin”, shkroi ai në Twitter.