Gjatë mbrëmjes së kaluar një histori mjaft e trishtë u transmetua në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Personazhi kryesor në gjithë këtë histori ishte nënë Alitria e cila kishte kaluar një jetë të mbushur me vuajtje dhe varfëri ekstreme. Ajo rrëfeu se shpeshherë ishte detyruar të rrinte vetë pa ngrënë, që të ushqente nipërit.
Ishte martuar dy herë dhe kishte sjellë në jetë 5 fëmijë dhe prej kohësh kujdesej për dy nipërit e saj, për shkak se vajza i ndodhej në burg.
Çatia e shtëpisë ku jetonte më parë kishte rënë dhe ishte detyruar që të shpërngulej në një ndërtesë të braktisur.
Vajza e nënë Alitrisë e quajtur Adelina, i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për ta bërë publike historinë dhe për të kërkuar ndihmë për nënën e nipërit e saj.
“Mami, ti na ke rritur me shumë sakrifica. Unë do të gjej punë dhe me sa do të kem mundësi do të të ndihmoj! Ti ke qenë shumë e fortë dhe je akoma e tillë!”, u shpreh ajo.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” i dha lajmin e gëzuar se do bënte të mundur që shtëpia e saj të rindërtohej.