Anna Sorokin, 28 vjeç, edhe pse nuk kishte asnjë qindarkë në xhep, prej vitit 2013, deri në 2017, arriti të bëjë një jetë super luksoze në SHBA, nën shoqërinë e elitave të Nju Jorkut.
Kjo, duke qenë se ajo pretendonte se ishte trashëgimtare e një pasurie të madhe dhe vajza e një manjati rus.
Por, e gjithë rezultoi një mashtrim, me anë të së cilit, gjermania Sorokin arriti që të marrë qindra mijëra dollarë nga bankat dhe miqtë e saj, ndërsa jetonte në hotele luksoze.
Në një rast, ajo i premtoi një mikut të saj një udhëtim super luksoz në Marok, por u largua para kohe, duke i lënë atij një faturë 62 mijë dollarëshe për t’u paguar.
Tashmë mashtrimi i saj është zbuluar, pasi 28-vjeçarja nuk kishte mundësi t’ua kthente paratë, dhe këtë të mërkurë, ndaj saj nisi zyrtarisht procesi gjyqësor.
Ndryshe nga seanca e parë e tetorit, këtë radhë ajo u shfaq tamam si një trashëgimtare pasanike.
Ajo nuk e pranon akuzën e mashtrimit dhe për këtë arsye rrezikon deri në 15 vjet burg.