Një i ri udhëton çdo ditë me makinë për disa orë për t’u çuar ujë kafshëve të etura gjatë thatësirave.
Në pikat e furnizimit me ujë, shuajnë etjen mijëra kafshë të Parkut Kombëtar të Tsavos në Kenia.
Ky projekt nisi në vitin 2016 pas një thatësire të madhe dhe e gjitha qe një ide e të riut, Patrick Kilonzo Mwalua.
I riu bleu një makinë me kursimet e tij dhe e përshtati në një autobot prej 10 mijë litrash. Ai përshkon çdo ditë rreth 140 kilometra për t’u çuar ujë kafshëve në park.
Mwalua shprehet se kafshët nuk ia kanë idenë ndryshimeve klimaterike, thatësira e të tjera problemeve dhe i takon njeriut të ndihmojë në mbijetesën e tyre.