Historia e futbollit, sporti më i ndjekur në planet, është njollosur shpesh nga elemente të kalbur dhe ngjarje të turpshme.
Si atëherë kur Marseja bleu ish-Kupën e Kampionëve apo, duke u kthyer në ditët e sotme, tek arrestimet e zyrtarëve të FIFA-s për korrupsion.
Por asgjë nuk mund të krahasohet me historinë e BFC Dinamo. Berlin Football Club Dynamo, për ata nga ju që nuk janë plotësisht të informuar me historinë e Luftës së Ftohtë, ka qenë Bayern Munich i Republikës së Gjermanisë Lindore. Ish-vendi komunist që kishte një “pasion” për tullat.
Dinamo ka fituar 10 kampionate radhazi mes 1978-ës dhe 1988-ës. Madje ka luajtur edhe një takim çerekfinal kundër Nottingham Forest në Kupën e Kampionëve, Champions League e sotme. Të gjitha sukseset e tyre janë arritur falë mashtrimit.
Presidenti i tyre i nderit ka qenë Erich Mielke, drejtori i Stasi-t (Shërbimi Sekret i Gjermanisë Lindore). Dhe ai ka përdorur pushtetin e tij për të detyruar lojtarët më të mirë në vend që të luanin me BFC-në. Por kjo nuk mjaftoi pasi Eirch nuk donte të linte asgjë në dorë të fatit.
Në këtë mënyrë ai i urdhëroi të gjithë arbitrat që të injoronin çdo pozicion jashtë loje të lojtarëve të Dynamo-s dhe kjo gjë e ndihmoi shumë ekipin. Më pas ekzistojnë dokumente që vërtetojnë se lojtarët kanë përdorur rregullisht drogëra të ndryshme që ndikonin në paraqitjet e tyre në fushë. Gjithashtu, lojtarët e BFC-së kishin akses te frutat, që, për kohën, ishin një luks.
Gjithsesi, kjo ka ndodhur shumë kohë më parë dhe tani klubi duhet ta ketë pastruar imazhin? Nuk është tamam kështu.
Tani ata njihen kryesisht për faktin se një pjesë e tifozerisë së tyre janë ekstremistë të djathtë dhe se i kanë shtuar tre yje uniformës që simbolizojnë kampionatet e fituara në të kaluarën.
Pavarësisht faktit se Federata Gjermane e Futbollit nuk i quan të vlefshme fitoret e regjistruara në kampionatin e Gjermanisë Lindore