Spiunia femër, me një këmbë prej druri, e quajtur nga Gestapo “më e rrezikshmja nga të gjitha”, ndihmoi në fitimin e Luftës së Dytë Botërore. Virginia Hall, punoi për Ekzekutivin e Operacioneve Speciale të Winston Churchill dhe ajo gjeti prostituta të me sifiliz dhe gonorre për infektuar ushtarët nazistë.
Hall, e cila kishte një këmbë prej druri, u konsiderua si një person shumë i rrezikshëm dhe shefi i Gestapos Hermann Göring vuri postera, duke ofruar shpërblim për arrestimin e gruas që konsiderohej spiunia më e rrezikshme në Francë.
Ajo ishte vendosur në Lyon, një zonë kyçe e rezistencës franceze dhe arriti të rekrutonte aleatë. Fillimisht kontaktoi Germaine Guerin, pronaren e një bordelloje dhe në banesën e saj strehoi disa prej prostitutave. Virginia Hall i inkurajoi vajzat që tu jepnin klientëve të tyre pije, brenda së cilave kishte drogë. Kjo i bënte armiqtë të varur nga heroina dhe të paaftë për të luftuar.
Germaine më pas e prezantoi Virxhinian me gjinekologun Jean Rousset, i cili e lejoi atë të përdorte klinikën për të ndihmuar agjentët e dëmtuar. Përveç kësaj, Dr Rousset, i mashtronte ushtarët gjermanë, duke iu thënë se vajzat në bordello nuk kishin sëmundje seksuale. Madje, ai iu jepte vajzave disa karta të bardha, me pretendimin se nuk ishin të infektuara.
Hall e humbi këmbën teksa ishte për gjueti. Aksidentalisht qëlloi veten dhe mjekët për t’i shpëtuar jetën i prenë këmbën deri tek gjuri.
Edhe në këto momente Hall nuk e humbi optimizmin dhe e quajti këmbën e saj prej druri “Cuthbert”. Ajo ishte në Paris kur shpërtheu lufta në vitin 1939 dhe u bashkua me shërbimin e ambulancës.
Kur nazistët pushtuan Francën në vitin 1940, ajo iku në Londër dhe me aftësitë e saj gjuhësore shpejt u rekrutua nga inteligjenca britanike. Pas stërvitjes, ajo shkoi sërish në Francë për të ngritur rrjetin e rezistencës, duke u prezantuar si gazetare Nee York Post.
Pas pushtimit të Afrikës së Veriut në nëntorin 1942, trupat gjerman u futën në zonën e saj dhe gjërat u bënë shumë të rrezikshme për Hall. Më këmbën prej druri tentoi të arratisje nëpërmjet maleve Pirenej. Gjatë udhëtimit bëri një lidhje radiofonike në Londër tha se ishte në rregull, por Cuthbert po i sillte probleme.
Duke harruar se bëhej fjalë për këmbën e saj artificiale, komandantët e urdhëruan: “Nëse Cuthbert ju mundon, atëherë eliminojeni”.
Në maj të vitit 1944 u fut sërish në Francë, kësaj radhe më identitet të rrejshëm si francezja Marsel Montanj.
Për të shmangur çfarëdo lloj dyshimi, kishte lyer flokët dhe mbante protezë për të mos e tërhequr zvarrë këmbën. Aty filloi punën si operatore në radio dhe tinëzisht u dërgonte britanikëve dhe amerikanëve koordinatat e lëvizjes së forcave gjermane. Ajo dhe ekipi i saj kanë arritur të hedhin në erë katër ura, kanë shkatërruar trenat e ushtrisë gjermane, linjat telefonike dhe në total kanë vrarë rreth 150 ushtarë dhe agjentë nazistë. Pas luftës u martua me një agjent që e kishte njohur në Francë dhe më pas punoi për CIA-n.