Një studente 19-vjeçare thotë se marrëdhënia me të dashurin e saj 61–vjeçar, është normale, përkundër diferencës në moshë prej 42 vitesh.
Urszula Grzelak nga Varshava, Poloni, ishte 16 vjeç, kur ajo u takua me Nigel Thorpe nga Oksfordi pasi kishte shkuar në Britani në Gusht të vitit 2016 për të takuar familjen.
Nigel, ishte mik i tezes së Urszula dhe që në takimin e parë ata kishin pasur simpati për njëri-tjetrin.
Urszula dhe Nigel kaluan ditë të tëra së bashku, duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por shumë shpejt ata do ndaheshin pasi Urszula u kthye në Poloni.
Por dashuri e madhe që kishte për Nigel bëri që ajo të shpërngulej në Britani të Madhe.
Çifti po jeton bashkë për më shumë se një viti, por ajo po planifikon të kthehet në Poloni për të vazhduar studimet.
Njerëzit e kanë quajtur marrëdhënien e tyre ‘të sëmurë’, por Urszula e ka një përgjigje për kritikë.
Ajo tha: “Tani mund të them që nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit. Unë do e jetoj jetën siç dua. Vetëm vetja ime mund ta dijë kë dua unë dhe se çfarë është e mirë për mua.”