Nuk përdorte telefon, nuk i besonte teknologjisë, terrorizoi një komb të tërë me Cosa Nostra-n. Si e ndryshoi mafien, duke braktisur dhunën dhe duke e futur në botën e biznesit?
Njihuni me historinë e Bernardo Provenzanos, mafiozin e madh që ndryshoi kulturën e mafies.
Historia nis në 1933. Provenzano lind natën në orën 4. Koincidencë për dikë që më pas do të quhet fantazma e pakapshme. Ai lind në të njëjtën ditë që Adolf Hitler merr pushtetin në Gjermaninë Naziste.
Bernardo rininë e kalon duke punuar si i ati nëpër ara duke mbledhur grurë. Nga një familje e varfër siciliane ai lodhet që në rini me konditat që i jep jeta e vështirë në një Sicili që është shumë e varfër pas luftës botërore. Fillon të bëjë pune të vogla për kryetarin e familjes mafioze, Michele Navarra. Rinia e dëshpëruar e bën atë të marrë emër si vrasës i pamëshirshëm. Shumë shpejt ai ngjit hapat e krimit edhe bëhet krahu i djathtë i bosit të ri Luciano Leggio.
Ai së bashku me një tjetër figurë prominente të mafies, Toto Riina, vihen në shërbim të Leggios.
Leggio thonte për Provenzanon: Bernardo ka trutë e një gomari, por ama ka shënjestrën e një përbindëshi. Ish-bosi i Provenzanos i frikësuar nga ngjitja në pushtet e Liggios urdhëron të besuarit e tij të eliminojnë Leggio. Në një atentat kundër tij Leggio plagoset, por ama nuk e humb jetën. Tashmë është koha e tij të kundërpërgjigjet. Ai bashkë me dy gjeneralët e tij më të pamëshirshëm Riina edhe Provenzano i thurin një kurth Navarrës, i cili teksa po kthehej nga një takim me bosë të tjerë të mafies bie në atentatin e treshes vrastare edhe nën breshërinë e 112 plumbave gjen vdekjen. Edhe njerëzit e tij bien një nga një. Liggio është tashmë babai i ri i mafies.
Godfatheri i ri
Në fund të viteve ‘60 Leggio arrestohet në kondita shumë të dyshimta. Dy miq dhe dy korleonezë: Bernando Provenzano dhe Salvatore Rinna në vitin 1974 pas arrestimit të Liggio-s bëhen të parët e familjes Korleone. Por të ashtuquajturit “Bishat” nuk kënaqeshin asnjëherë. Në vitin 1981 ata shkaktojnë luftën brenda mafies, duke eliminua bosët rivalë, dhe kështu krijuan Komisionin, të përbërë vetëm nga bosët e rretheve besnikë të tyre. Shumë familje të penduarish masakrohen. Ideja e Toto Riinës është se edhe një fëmijë i vogël fare kur të rritet është në gjendje të hakmerret për të atin e vrarë kështu që duhet eliminuar që tani që është foshnje. Mbretëria e Riinës lë pas 800 mafiozë edhe pjesëtarë të familjes së vrarë. Kur shteti italian fiton fuqinë që i mungonte fillon persekutimin e mafies. Riina urdhëron hakmarrjen. Persona me pozitë të larte legalë eliminohen. Dy pushtetarë vdesin në një atentat me bombë. Shumë anëtarë të mafies ose arrestohen, ose largohen nga Sicilia ose pendohen. Dy korleonezët arritën të merrnin kreun e Cosa Nostra-s.
Misteri 43-vjeçar
Ama misteri 43-vjeçar fillon këtu, në vitet ‘60-të. Ku ndodhet Provenzano? Miku i ngushte i Riinës edhe babai i egër i Cosa Nostra-s është një fantazmë. Vetëm një foto e tij dihet, asgjë më shumë.
Për një periudhë të gjatë, ekzaktësisht 43 vjet, Provenzano është asgjë më shumë sesa një fantazmë në rrugët e provincës Corleone. Policia e kërkon, ai është i pranishëm vetëm në ngjarjet gjakatore. Çdo krim i Cosa Nostras duket se është vepër e tij. Vetë Toto Riina mendohet të jetë thjesht lider ama nuk ka famën e kasapit Provenzano. Madje, si të tallet me shtetin ai në vitet ’90 kurohet në Marsejë të Francës. Me shumë se 30 vjet kanë kaluar edhe policia ka vetëm një foto të tij rreth 30 vjet më parë. Tashmë ai është i plakur. Me anë të ndihmës kompjuterike policia krijon skica se si Provenzano mund të jetë në të vërtetë.
Don Bernardo “TRAKTORI” Pronvenzano
E quajnë Binnu Traktori, sepse sipas gojëdhënave i merrte rivalët përpara me armën e tij si një traktor. Provenzano mbeti i vetëm në krye. Strategjia ndryshoi: nga bombat te fshehja.
Njeriu më i padukshëm në botë kërkonte një Cosa Nostra më të fshehur, më pak të dallueshme.
Uli numrin e vrasjeve dhe veprimet skandaloze dhe fokusoi mafien te biznesi. Tashmë lider suprem i Cosa Nostra bëhet jo vetëm një kriminel i cili ka 43 vjet që i shpëton drejtësisë, por edhe legjendë e padukshme. Vetëm një fotografi 40 vjet e lashtë njihet. Familja ka po 40 vjet që nuk e takon. E vetmja mënyrë komunikimi e tij me familjen edhe të besuarit janë letrat e koduara. Nuk përdor telefon, nuk i beson teknologjisë edhe vazhdon të terrorizojë një komb të tërë me vendin që ka në simbolin e frikës që mban emrin Cosa Nostra.
Provenzano ishte një hije, i pakapshëm. Ato 43 vite kanë qenë të dështuara për karabinierët për ta kapur pas arratisjeve të pafundme të tij. Arratia shpeshherë vihej në rrezik, por në një mënyrë a në një tjetër ai arrinte t’ia dilte. Si në vitin 1990, kur një patrullë makinash policie ndalon në rrugë një makinë në provincën e Enna. Ai ishte brenda në makinë, por asnjë nuk e vuri re, siç thotë i penduari Angelo Siino. Edhe në vitin 2001, kur një skuadër policësh ishte në afërsi të shtëpisë në fshatin ku qëndronte, por sërish nuk mundën ta kapnin.
Në vitin 2003, Bennardo Provenzano shkon në Francë. Duke u paraqitur si bukëpjekës ai u shtrua në një klinikë në Marsejë për një operacion kirurgjikal në prostatë.
Atë e ndihmuan disa mafiozë të Villabate që i dhanë dokumente false për të udhëtuar e për t’u shtruar në spital.
Ky fakt u zbulua vetëm dy vite pas përfundimit të hetimeve që e çuan në burg.
Arrestimi
11 prill 2006. Edicionet e lajmeve në mbarë Italinë lajmërojnë që fantazma tashmë ka një fytyrë edhe trup. Babai i fundit i mafies, njeriu që për 43 vjet u tall me drejtësinë italiane, ai para të cilit dridhej e gjithë Sicilia edhe kundërshtarët në përgjithësi është pre e forcave policore.
Si u arrestua
Duke ndjekur lidhjen e vetme me botën e jashtme, policët e Palermos filluan të mbyllin rrethin e bosit. Një hetim i gjatë duke ndjekur letrat dhe disa pako që i drejtoheshin atij. E gjitha i çoi në një vilë në rrethin Montagna dei Cavalli, në vendlindjen e tij. 10 ditë ndjekje dhe më pas hedhja në sulm. Më 11 prill 2006 përfundoi arratia e Bernandro Provenzano-s. Ishte vetë ai që ua konfirmoi agjentëve identitetin me shumë komplimente dhe shtrëngim duarsh me policët. Pas 43 vitesh, me identitete të ndryshme, bota njohu kapon e vërtetë të Cosa Nostra-s.
Letrat
Asnjë telefon, e sidomos celular. Kapoja i Cosa Nostra-s komunikonte vetëm me letra. Me familjen dhe organizatën mafioze: nga letrat romantike për të shoqen te rregullat e punës së caktuar ose për mbledhjen e parave. Copa letrash që kalonin nga dora në dorë të më të besuarve të tij, duke lënë jashtë loje përgjuesit.
Thjeshtësia
Streha e fundit e Provenzanos para se të arrestohej nxjerr në dritë shumë aspekte të jetës së tij. Duke filluar me një stil jete të thjeshtë, nuk i pëlqente gjërat e ekzagjeruara, as pishinat. Kishte një krevat dhe një frigorifer të thjeshtë, një banjë, një sobë dhe një makinë shkrimi që përdorte për dërgimin e letrave.
Bibla
Kryqe, Bibla dhe imazhe shenjtorësh. Streha e tij ishte plot me to. Kjo tregonte një lidhje të çuditshme të bosit me fenë. Një bibël misterioze e gjetur në shtëpinë e tij me memorandum dhe kode të bëra nga vetë Provenzano. Shumë analistë janë përpjekur ta deshifrojnë atë. Por për momentin çdo gjë ende mbetet një enigmë.
Dënimet
Me kalimin e viteve Bernando Provenzano grumbulloi rreth 20 dënime të përjetshme. Midis tyre, për vrasje, grabitje dhe masakra të shumta. Vrasja e Komisionerit Cassara dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Carlo Alberto Dalla Chiesa. Gjatë burgosjes së tij ai është transferuar shpeshherë. Ai është përpjekur shpeshherë të vrasë veten duke u mbytur me qese plastike, por të gjitha herët është ndaluar nga oficerët e burgut.
Sëmundja dhe vdekja
Më 19 mars 2011 konfirmohet lajmi: Bernardo Provenzano ka kancer në fshikëz.
Dy vite më vonë, Provenzano nuk njihej më fizikisht, pasi kishte ndryshuar nga sëmundja. Ishte rënduar aq shumë sa që nuk ngrinte dot as dorën për të folur në citofon me djalin e tij. Më 13 korrik 2016 ai vdiq në dhomën e spitalit San Paoli në Milano.