Kryesore Historia e trishtë e Parashqevi Simakut dhe videoja që e riktheu në...

Historia e trishtë e Parashqevi Simakut dhe videoja që e riktheu në vëmendje, Fevziu: Është e pastrehë, shteti shqiptar t’a ndihmojë

Ditën e sotme është bërë virale videoja e një gruaje në Neë York që duket se merr ndihma nga njerëzit në një ambient publik. Videoja u shpërnda nga profili i Blendi Fevziut dhe njerëzit menjëherë shquan se gruaja në të ishte pikërisht artistja e madhe e muzikës shqiptare në vitet ’80, Parashqevi Simaku.

Pas largimit të artistes nga Shqipëria, që nga rënia e regjimit komunist, askush nuk ka qenë në dijeni të vazhdimësisë së jetës së saj. Kjo solli që videoja që u përhap sot në rrjet, nga një kronikë e një ndër televizioneve më të mëdha të Neë York-ut, “abc7”, të shkaktohej shumë trishtim tek shqiptarët që panë gjendjen në të cilën ndodhej ikona e muzikës së atyre viteve.

Në kronikë, gruaja u paraqit nën emrin “Simaku Nolfe”, të cilin dhe nga kërkimet në rrjetin social Facebook, mund ta dallosh qartësisht se i përket pikërisht Parashqevi Simakut.

Videoja u shpërnda fillimisht nga  gazetari Blendi Fevziu, ku ndjekësit e njohën menjëherë këngëtaren nga Kavaja.

Në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Fevziu u shpreh se zonja në video është Parashqevi Simaku. Ai u shpreh se sipas informacioneve, Simaku është e pastrehë dhe pa asnjë ndihmë financiare.

Pjesë nga reagimi i Blendi Fevziut:

“Po, është Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiptare e cila u largua në vitin 1991 drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë e kam takuar Parashqevi Simaku në vitin 1995, atëherë kur ajo kishte filluar të jetonte në Los Angelos. Ndërsa sot të gjitha informacionet më thonë se ajo është e pastrehë, është pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr.

Sot, biznesmenë të rëndësishëm amerikanë, njerëz të njohur të New York-ut, më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që kanë vënë në dispozicion avokatët e tyre apo njerëz që merren me gjetjen e personave, sepse njerëzit që i kanë folur asaj në gjuhën shqipe, ajo reagon dhe largohet. Ata janë duke e kërkuar ku është, me se merret dhe padyshim është në dinjitetin e shtetit shqiptar t’i ofroj një pension normal si një artiste që ka lënë gjurmë në artin shqiptar”, thotë ndër të tjera gazetari Blendi Fevziu.

Ndërsa një e afërme e Parashqevisë, shpjegon se artistja vuan nga probleme shëndetësore dhe ka nevojë për ndihmën e duhur:

“Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar hemorragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.”

Më tej, kushërira e saj ka treguar dhe fatkeqësitë familjare që kanë rënduar mbi artisten vitet e fundit:

“Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit. Mamaja e saj vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën.”