Shfaqja e flamurit serb me tre ngjyra bazë u përcaktua nga sulltani turk Mahmud II në 1835, sipas burimeve përkatëse historike.
Serbët nuk kanë dëshirë të thonë kur trengjyrëshi “u bë” flamuri i tyre. Trengjyrëshi i sotëm serb u stilis për herë të parë në Serbi në fund të vitit 1835, pasi sulltani turk përcaktoi se si do të dukej.
Në shkurt 1835, në Serbi u miratua “Kushtetuta e Sretenski”, e cila përcaktoi flamurin serb. Historiani i njohur serb Rados Lusiç shkruan kështu në librin “Principata e Serbisë (1830-1839)”:
“Me ‘Kushtetutën e Sretenski’, Serbia u bë “një shtet më i pavarur “, dhe si i tillë pati një flamur dhe një stemë. Ngjyrat e popullit serb janë e kuqja, e bardha dhe bluja”. (F. 292)
Sulltani e aprovoi pamjen e flamurit dhe lëshoi një fermer duke deklaruar se si do të dukej flamuri serb. Nga Lusiç, në të njëjtin libër thuhet: “Ferman i dhjetorit 1835, iu drejtua princit dhe vezirëve në Danub. Aty thuhet se populli serb ka të drejtë të ketë një flamur me tre ngjyra mbi anijet tregtare që mund të lundrojnë në lumenj dhe dete e që vijnë e shkojnë për në Kostandinopojë”. (F. 293)