Bota Historia prekëse e 30-vjeçares që humbi jetën nga Covid-19, pasi solli në...

Historia prekëse e 30-vjeçares që humbi jetën nga Covid-19, pasi solli në jetë foshnjën e saj

Një grua 30-vjeçare ka humbur jetën nga koronavirusi në Florida, pasi lindi vajzën e saj përmes operacionit cezarian.

Familjarët kanë deklaruar se Kristen McMullen u shtrua në spital me virusin më 21 korrik. Ajo gjithashtu u diagnostikua me pneumoni dhe u dërgua në shtëpi pas katër ditësh, por ajo u shtrua përsëri në spital më 26 korrik.

Pasi lindi vajzën e saj Summer Reign me operacion urgjent çezarian më 27 korrik dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Ajo u vendos në një ventilator të premten e kaluar dhe vdiq në po atë ditë.

“Ajo kurrë nuk u sëmur dhe ne supozuam si shumë njerëz se kjo do të largohej po aq shpejt sa erdhi, sepse ajo ishte vetëm 30 vjeç dhe do të kthehej të merrte përgjegjësinë e jetës”.

E porsalindura është e shëndetshme dhe “sigurisht që sjell gëzim” për familjen, të cilët po përpiqen të përballojnë humbjen e tyre, tha tezja e saj.

Të afërmit nuk pranuan të deklaronin nëse McMullen ishte vaksinuar kundër Covid-19, por ata thanë se pavarësisht nga statusi i vaksinimit të grave shtatzëna, njerëzit e tjerë duhet të jenë të kujdesshëm rreth tyre.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u bënë thirrje grave shtatzëna të mërkurën të vaksinohen kundër Covid-19, pasi varianti delta i koronavirusit vazhdon të rritet në të gjithë vendin. Vetëm rreth 23 përqind e grave shtatzëna kanë marrë të paktën një dozë vaksine, sipas të dhënave të CDC.