Aron Ramsei këtë herë ka kaluar barrikadën. Mesfushori uellsian i Juventusit ka vendosur të bëjë tifo për dikë dhe të festojë me të. Të festojë me kapitenin Tom Mur, veteranin anglez 99-vjeçar, mbush 100 më 30 prill, një hero kombëtar për iniciativën e tij për bamirësi ndaj sistemit shëndetësor britanik, që po lufton me koronavirusin në këtë periudhë. Dhe nuk është vetëm Ramsei që bën tifo për të.
Mur ishte nisur me objektivin për të mbledhur 1 mijë stërlina, por deri mbrëmjen e së enjtes ai arriti të grumbullojë 13 milionë stërlina, më shumë se 14 milionë euro, pas donacioneve që kanë bërë më shumë se gjysmë milioni qytetarë britanikë.
Sfida e Tom Mur? Të bënte 100 xhiro në kopshtin e tij, në këtë moshë, 99 vjeç, dhe me deambulator për më tepër. Në shkëmbim ai ka kërkuar nga qytetarët donacione në favor të mjekëve dhe infermierëve “heronj” që janë impenjuar kundër koronavirusit. Një histori që ka prekur Britaninë e Madhe dhe i ka bërë qytetarët të reagojnë menjëherë.
Një iniciativë e tillë ka bërë që kapiteni Mur të vlerësohet edhe me “Guard of Honor” nga ushtarët e batalionit të Jorkshajër gjatë xhiros së 100-të dhe të fundit në kopsht. Mes përqafimeve virtuale në rrjetet sociale për kapitenin Mur ishin edhe ato të Boris Xhonson, kryeministrit të Britanisë, dhe juventinit Aron Ramsei, i cili shkruan: “Histori e pabesueshme. Urime kapiten Mur!”
‘I didn’t ever dream of that sort of money when we started off as a little family joke, to see if we could raise a £1,000 and it just went on and on.’
Captain Tom Moore, 99, says as long as people contribute to the NHS he will continue walking https://t.co/WkKMnfuj8t pic.twitter.com/VwqVmkPFI4
— ITV News (@itvnews) April 16, 2020