Një djalë i pafajshëm 14-vjeçar u ekzekutua pa i thënë lamtumirë familjes së tij në një nga rastet më tragjike të drejtësisë në Amerikë.
George Stinney Jr u dënua në karrigen elektrike në 1944, për vrasjen e dy vajzave pavarësisht nga asnjë provë që e lidhte atë me vdekjen e tyre.
Vetëm në vitin 2014, 70 vjet pas ekzekutimit të tij, një gjykatës në shtetin e Karolinës së Jugut rrëzoi dënimin e tij për vrasje.
Motra e tij George ka rrëfyer momentin kur policia e rrëmbeu atë për një krim që nuk e kishte bërë dhe më pas e pa atë të vdekur me një fytyrë të djegur në një arkivol të hapur.
Historia tronditëse u shkrua si një libër nga nipi i George David Stout i cili frymëzoi filmin e vitit 1991, Carolina Skeletons.
Në moshën 14 vjeç, George ishte personi më i ri i ekzekutuar në SHBA në shekullin e 20-të, raporton The Sun.
Betty June Binnicker, 11 vjeç, dhe Mary Emma Thames, 8 vjeç ishin vrarë në mënyrë të tmerrshme në një hekurudhë në Alcolu, Carolina e Jugut në Mars 1944. George i kishte parë vajzat një ditë më parë dhe policia e arrestoi atë pa fakte.
Oficerët pretenduan se ai rrëfeu vrasjet, pavarësisht se nuk bëri asnjëherë një rrëfim me shkrim dhe nuk dha prova fizike që e lidhnin atë me krimin. Motra e George, zonja Ruffner pretendoi se askush nga familja e tij nuk lejohej ta vizitonte atë në paraburgim.
Një juri prej 12 burrash të bardhë mori vetëm 10 minuta për të dhënë një vendim fajtor në gjykatë dhe dy muaj më vonë, George i pafajshëm po dridhej në karrigen elektrike.
Në vitin 2014, zonja Ruffner e cila ishte tetë vjeç në kohën e gjyqit të vëllait të saj dëshmoi gjatë procesit të apelimit se vëllai i saj ishte në shtëpi me të ditën e vrasjes së dyfishtë. Ajo shtoi se familja e saj u detyrua të largohej nga qyteti pas ekzekutimit të George.
“Në ato ditë, kur ishe bardhë kishe të drejtë, kur ishe i zi ishe gabim,” tha zonja Ruffner.