Sport Historike/ Shqipëria në podiumin e skive, Lara Colturi renditet e dyta në...

Historike/ Shqipëria në podiumin e skive, Lara Colturi renditet e dyta në Kupën e Botës

Një magji nga Lara Colturi, e cila zbriti slalomin në Gurgl (Austri). Në moshën 18-vjeçare, italiania që garon për Shqipërinë pushton podiumin e parë të karrierës së saj në fund të një gare perfekte.

Vetëm Mikaela Shiffrin ishte më e shpejtë se Lara.

Arritje historike personale, por edhe për flamurin shqiptar që për herë të parë do të ngrihet në podiumin e një gare Botërori të skive. Sportistja e klubit të Tiranës u rendit e 2-ta në Kupën e Botës që po mbahet në Austri.

“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë garë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkroi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.

Me një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj uroi Colturin: “Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”.

Pak ditë më pare, ajo mbushi 18-vjeç dhe tashmë hyn në histori me flamurin shqiptar duke u renditur pas ekspertes Mikaela Shiffrin. Ndalesa e radhës do të jetë në Killington pas një jave për Larën dhe për ekipin e saj.