Tepelenasit, ashtu siç shquhen për ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin ndër breza, të traditave dhe vlerave kulturore, po aq shquhen edhe në atë të sporteve, ku bënë pjesë edhe ai i futbollit.
Siç e përmenda edhe tek shkrimi “Zanafilla dhe historiku i futbollit tepelenas, deri në vitin 1971”, ku në vitin 1965 e në vazhdim, iu bashkuan edhe shumë futbollistë të rinj dhe të talentuar, të cilët, me kontributin e tyre, jo vetëm që e trashëguan, por ia ngritën më lart emrin, duke e bërë një ndër ekipet më të njohura të kategorisë së dytë në vend!
Emrat e tyre janë: Novruz Çibuku (mesfushor), Mustafa K. Mustafaraj (mesfushor), Petrit Kocali (portier), Sadik Nela (mbrojtes), Ylli Dane, Namik Caushi (mesfushor organizator), Myzafer Shehu (sulmues, kapiten), Qirjako Fani (mesfushor, kapiten), Kastriot Lika (mesfushor), Muhedin Targaj (mbrojtës), Avdulla Muçi (portier), Irakli Liti (sulmues), Asllan Seferi (mbrojtës i qendrës dhe i lirë, kapiten), Reshat Sala (mbrojtës, kapiten), Miço Maçi (sulmues), Ilia Muçi (mesfushor), Vangjel Muçi (portier), Asim Shehu, Gani Zaimi (mbrojtës), Flamur Çibuku (mbrojtës), Aliko Ceka (portier), Vilson Shehu (portier), Jaho Maraj (mbrojtës), Përparim Goxhaj (sulmues), Mehdi Malka (mbrojtës dhe mesfushor), Maliq Xhani (mbrojtës), Fatos Hita, Alem B. Qibini, Vladimir Bushi (mesfushor), Aleks Mero, Ferman Haska (sulmues), Vladimir S. Shehu (mbrojtës i qendrës dhe i lirë), Ilir Seferi (mbrojtës i djathtë) Astrit Goxhaj (mesfushor), Rushdi Lame (portier nga Gjirokastra), Bashkim Bakiu (sulmues nga Elbasani), Qenan Halili (sulmues), Maksi Sotiri, Ceno B. Hoxha, Vladimir B. Hoxha (sulmues), Pajtim Meçe (mesfushor), Luan Shehu (mbrojtës), Luan Muçi (mbrojtës), Spartak Goxhaj, Thoma Mboqe (portier), Vladimir Muçi (mbrojtës i qëndrës dhe sulmues), Nuro Hamzai, Aliko Hyseni, Muin Çela, Kostandin Borizani (nga Lushnja), Irfan Ajazi (mesfushor), Agim Beshiku (mbrojtës), Hiqmet Meçe (mbrojtës), Kristaq Çika (mesfushor nga Tirana), Flamur Hoxha (mbrojtës i qendrës dhe i lirë), Medin Dashi (portier), Selam Kocali (sulmues), Aleksandër Qiqi (portier), Bektash Caushi (mesfushor organizator), Ndreko Qesko (mesfushor), Foto Strakosha (portier), Vasil Strakosha, Arshi Mirtaj (mbrojtës), Behari Lulo, Lulo Lulo, Jano Sotiri, Marti Beluli (mbrojtës), Edmond K. Hoxha (mbrojtës i qendrës dhe i lirë), Mihal Çimi (sulmues), Gēzim Kasmi, Ferdinant Kashari (mesfushor nga Tirana), Qazim Harizaj (sulmues), Arian Rama (mbrojtës nga Tirana), Agim Kapllani (sulmues nga Vlora), Viktor Guma (mesfushor), Gëzim Dervishi, Vladimir Danaj (sulmues), Ilir Xhemali (mbrojtës), Luan Meta (mbrojtës dhe sulmues), Novruz Meta (portier), Agim Kapllani (sulmues nga Vlora), Shezai Memushi (mbrojtës nga Vlora), Kapllan Peza (mbrojtës nga Lezha), Lulëzim Shala (sulmues nga Tirana), Kalo Hysotoçi (sulmues), Paulo Hoxha (sulmues), Vasil Hanaj (mesfushor nga Narta e Vlorës), Enver Kokona, Mersin Bedaj, Adriatik Mateli (mesfushor), Vladimir Zaimi (mbrojtës i qëndrës dhe i lirë), Anastas Theodhori (sulmues nga Tirana), Fatos Xhemali, Sotir Ceka, Flamur Llaka (mbrojtës), Margarit Done (mesfushor), Engjëll Çunaj (portier), Agim Rada (mesfushor), Milo Gjerko (mbrojtës), Leonidha Miti (portier), Albert Zhupa (sulmues), Skënder Seferi, (sulmues), Kosta Cui (portier), Mustafa Nela (mesfushor), Shaqo Karafili (mesfushor), Ferdinant Xhemali (mesfushor), Luan Gërbi (mbrojtës), Robert Nasi, Fatos Xhemali, Niko Kukumi (mesfushor), Ferdinant Goga, Agim Shapa (mesfushor), Xhevit Kacorri (qendërmbrojtës, mbrojtës i lirë dhe kapiten), Tomas Stambolliu (sulmues nga Tirana), Përparim Kalemi (sulmues), Mariglen Hysesani (mbrojtës, mesfushor, sulmues dhe kapiten), Arben Shehu (sulmues dhe mesfushor), Agim Matrapazi (mesfushor nga Berati), Niko Kumumi (mbrojtës dhe mesfushor), Mikel Laçi (qendërmbrojtës), Besnik Shehu (mesfushor), Arjan Puto (portier), Axhem Bami (portier), Ferdinant Tafili (mesfushor), Edmond Tarkaj (mbrojtës), Petraq Karalliu (sulmues), Ilia Karalliu (mesfushor), Kristaq Maçi (mbrojtës), Artur Beluli (mbrojtës), Edmond Sinodemi (mesfushor), …etj.
Në fillimet e kësaj periudhe, trajneri i ekipit, ishte futbollisti veteran, Parrizan Hila, të cilit iu besua ekipi në fillimin e vitit 1970-të dhe e drejtoi, deri në vitin 1979-të. Në vazhdim, kjo detyrë iu besua edhe ish-futbollistëve të tjerë si: trajneri Qako Fani (1979-83), Reshat Sala, i cili e drejtoi vetëm për dy muajt Maj-Qershor, Vladimir Bushi (1983-84). Në vitet 1984-85, rikthehet trajneri Reshat Sala dhe e njëjta ndodhi edhe me rikthimin e trajnerit Vladimir Bushi, i cili e drejtoi ekipin përgjatë viteve 1985-86.
Përgjatë kampionatet të viteve 1976-77-të, ekipi i “Mintorit”, luan për Kupën e Republikës dhe më qershor të vitit 1979, bie në kategorinë e III-të. Në qershor të vitit 1980-të, luan për t’u kualifikuar për në kategorinë e parë duke u ndeshur me ekipin e “Naftëtarit” të Kuçovës. Ekipi i “Minatorit”, përgjatë viteve 1973-1986, ishte ekipi që i jepte vlera dhe rëndësi Kategorisë së dytë, Ishte një ekip unik me lojtarë të nivelit profesionist, të cilët ishin kthyer tmerr jo vetëm për ekipet e kësaj kategorie, por edhe për ekipet e Kategorisë së I-rë, të cilëve u binte shorti për t’u ndeshur për kupat e republikës.
Mjekët e ekipit të futbollit “Minatori”, që na krijimi i saj dhe më pas me emrin “Memaliaj” e deri në 2021, janë: Muharrem Malkaj, Thoma Kume, Sotir Ceka, Gani Varfaj dhe Robert Nasi, i cili vazhdon të jetë edhe sot.
Edmond Ismailati
Maj 2021