Pas ndarjes me Alex Rodriguez dhe rikthimin me Ben Affleck, historitë e dashurisë së Jennifer Lopez janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Nga martesat e shkurtra tek ndarja miqësore me Marc Anthony, këto janë romancat më të përfolura të yllit të Hollywoodit.
Martesa e parë e J.Lo ishte me kamarierin Ojani Noa në vitin 1997 dhe zgjati vetëm një vit. Ata u njohën pasi Jennifer po merrte veten nga suksesi i “Selena”. Në 2006-n, Jennifer e paditi Ojanin dhe e ndaloi atë që të botonte një libër mbi martesën e tyre dhe të publikonte një video seksi të dyshes gjatë muajit të mjaltit.
Jennifer Lopez dhe Puff Daddy ishin bashkë në periudhën 1999-2001. Të dy u akuzuan se kishin lidhje me një sulm me armë të ndodhur në një klub nate në Manhattan, megjithatë akuzat kundër J.Lo u rrëzuan pas marrjes në pyetje.
Pas ndarjes me Puff Daddy, Jennifer nisi një romancë me një nga kërcimtarët e videoklipit të saj “Love Don’t Cost a Thing”. Ata ishin kudo bashkë dhe u martuan më 29 shtator 2001. Në qershor të vitit 2002 ata i dhanë fund lidhjes, ndërsa divorci u finalizua në 2003.
Bennifer ishin padyshim çifti i momentit në fillim të viteve 2000. Madje Affleck mori pjesë edhe në videoklipin e “Jenny From The Block”. Ata u fejuan në vitin 2002-shin dhe Ben i propozoi me një unazë rozë me diamant 6.1 karatësh me vlerë 1.2 milion dollarë. Megjithatë për arsye ende të panjohura dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2004, duke shkaktuar jo pak bujë dhe diskutime në mediat rozë të kohës. Sot, ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe duken shumë të lumtur.
Pas Ben, Jennifer u dashurua me shokun e saj këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u martua në qershor të 2004-s, vetëm disa ditë pasi Anthony përfundoi procesin e divorcit me ish-gruan e parë, Dayanara Torres. Nga martesa, erdhën në jetë dy fëmijët binjakë, Max dhe Emme në vitin 2008. Lopez dhe Anthony u divorcuan në 2014-n dhe vazhdojnë të ruajnë raporte të mira. Shpesh janë fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u takuan për herë të parën në vitin 2005, kur Jennifer ishte ende e lidhur me Marc Anthonyn. Por raporti i tyre nisi në 2017-n dhe pas dy vitesh lidhje, Arod i propozoi J.Lo gjatë një udhëtimi në Bahamas. Por kur të gjithë prisnin ceremoninë e martesës, dyshja i dha fund lidhjes.