Qeveria holandeze ka diskutuar ditën e sotme në parlament vendimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë një shuplakë të fortë Tiranës zyrtare.
Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok është shprehur në Dhomën e Ulët të parlamentit se qeveria holandeze nuk është dakord për hapjen e negociatat me vendin tonë.
”Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë përpara”, tha Blok.
Megjithatë, ai tha se vendi i tij do ta linte derën të hapur për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Shkupi kishte bërë një sërë përparimesh.
Sipas mediave holandeze, ai është më pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave me Shkupin. “Hapa të mirë janë marrë në Maqedoninë e Veriut. Por ata nuk janë ende në nivelin e duhur. Diçka ende duhet të bëhet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, deklaroi Block.
Sipas ministrit të Jashtëm holandez, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse edhe një shtet del kundër zgjerimit.