Bota Holanda dhe Norvegjia forcojnë masat, Greqia e Spanja bëhen gati për sezonin...

Holanda dhe Norvegjia forcojnë masat, Greqia e Spanja bëhen gati për sezonin veror

Çdo ditë e më shumë zbehet shpresa se masat kufizuese do të lehtësohen në Holandë. Izolimi në vend është vendosur të zgjatet edhe me tre javë të tjera, shkak janë bërë rritjet e të infektuarve me COVID-19. Megjithatë ora e shtetrrethimit shtyhet me një orë, në orën 22:00 ndërsa baret restorantet që janë mbyllur që në mesin e tetorit do të vijojnë të qëndrojnë të kyçura.

Norvegjia

Norvegjia po ashtu po shtyn planet për hapjen e vendit. Masa të reja kombëtare kanë hyrë në fuqi duke mos lejuar shërbimin e alkoolit. Kishte shumë shpresa se në fund të Marsit do të riniste gradualisht lehtësimi i masave kufizuese, por rritja e të infektuarve me variantet e reja largoi çdo shpresë.

Greqia dhe Spanja

Duke iu afruara më shumë stinës së verës Greqia dhe Spanja do të lehtësojnë kufizimet në fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Greqia do të fillojë të pranojë fluturime test muajin tjetër, ndërsa  nga java tjetër Spanja lejon hyrjen e  fluturimeve nga Britania.

Por qeveria e Boris Johnson për momentin po vendos gjoba prej 5,000 paund për këdo që përpiqet të udhëtojë jashtë vendit pa një arsye bindëse.