Baret dhe restorantet janë mbyllur në Holandë në kuadër të masave të reja që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Mark Rutte deklaroi se vendi është vetëm një hap larg mbylljes totale, në mënyrë që të shmanget kolapsi i sistemit shëndetësor.
Masa e re ka hyrë në fuqi sot, ndërsa Holanda u bashkohet vendeve si Italia, Franca dhe Republika Çeke, të cilat i kanë shtrënguar masat ditët e fundit.
“Duhet të jemi më të ashpër me veten. Shumë njerëz nuk i respektojnë rregullat dhe nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë, në mënyrë që të parandalojmë rritjen e shifrave”, tha Rutte.
Masa të tjera përfshijnë përdorimin e detyruar të maskave, ndalimi i alkoolit pas orë 20:00 dhe pritja e jo më shumë se tre mysafirëve në shtëpi.