Holanda ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Senegalit në takimin e parë në Botërorin e Katarit.
Fitorja e skuadrës së drejtuar nga Louis Van Gaal erdhi në minutat e fundit me golat e Cody Gakpo dhe Davy Klaassen.
Përballja ishte tepër e luftuar, por skuadrat menduan më shumë për mbrojtjen dhe rrezikuan pak. Rastet e pastra munguan, taktika dhe kujdesi mbizotëruan në “Al Thumama Stadium”, teksa në fund festuan holandezët falë golave të lojtarëve të PSV-së dhe Ajaxit.
23-vjeçari Gakpo debutoi me gol në një Botëror, ndërkohë që kombëtarja tulipane hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit. Senegali luajti mirë dhe fort, por dalja e gabuar e Edouard Mendy te goli i parë (portieri i Chelsea) ndikoi që kampionët e Afrikës të dilnin pa pikë nga kjo përballje.
Grupi A kryesohet nga Ekuadori dhe Holanda me nga tri pikë. Ndeshjet e ardhshme në këtë grup do të zhvillohen të premten e 25 nëntorit: Katar-Senegal dhe Holandë-Ekuador.