Qeveria hollandeze njoftoi sot se do të nisë nga 11 maji rihapjen e pjesshme të shkollave fillore dhe qendrave të kujdesit ditor, të cilat janë mbyllur që nga mesi i marsit, ndërkohë që mban masat e tjera që synojnë frenimin e pandemisë së COVID-19.
“Nxënësit e fillores do të jenë në gjendje të rifillojnë mësimet e tyre me kohë të pjesshme, duke alternuar arsimin në shkollë dhe shtëpi”, tha kryeministri holandez, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp.
Ky vendim u mor nisur nga mendimi i shkencëtarëve të qeverisë, sipas të cilëve fëmijët duket se kanë më pak të ngjarë të preken dhe të transmetojnë koronavirusin e ri.
Holanda, e cila parapëlqeu të favorizojë zhvillimin e imunitetit kolektiv dhe zgjodhi një mbyllje me rregulla më fleksibël se fqinjët e saj.
“Këto janë kompromise të vështira, por është më mirë të jesh i kujdesshëm tani sesa të pendohesh më vonë”, paralajmëroi Rutte.
Shkollat e mesme dhe të mesme mund të përgatiten për një rihapje të pjesshme nga 2 qershori.
Sidoqoftë, qeveria ka zgjatur mbylljen e restoranteve dhe kafeneve deri më 19 maj, si edhe ndalimin e tubimeve deri më 1 shtator.
Sipas llogaritjeve më të fundit, në Hollandë janë zbuluar 34 134 raste me COVID-19, përfshirë 3 916 vdekje.