Horoskopi Horoskopi, e diel 12 shkurt 2017

Horoskopi, e diel 12 shkurt 2017

Dashi

Doni ta filloni sa më shpejt fundjavën dhe do të niseni në një udhëtim që keni kohë që e keni prenotuar. Do të relaksoheni në shoqëri të partnerit/es. Beqarët do kenë shumë njohje të reja, por angazhimet me punë nuk do i lënë hapësira për të menduar për dashurinë. Financat do dini si t’i mbani nën kontroll.

Demi

Në ambientin e punës jo çdo gjë po shkon siç duhet. Kjo do t’ju zgjojë dëshirën të ktheheni sa më shpejt pranë familjes tuaj ku ndjeheni të mbrojtur. Beqarët nuk do jenë të qartë në ato çfarë duan dhe nuk do ndërmarrin asnjë hap që lidhet me të ardhmen. Financat do të jenë shumë të mira, mundësi për të investuar.

Binjakët

Edhe puna edhe dashuria sot do të kenë rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Do të dini të ekuilibroni situatat midis dy fushave. Beqarët do kenë takime interesante të cilët do i bëjnë të ndjehen mirë dhe të mendojnë edhe për krijimin e ndonjë lidhje. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll, nuk do keni probleme.

Gaforrja

Jeni të bindur në një vendim tuajin ju të dashuruarit dhe nuk ekziston asnjë mundësi që t’ju kthejnë mendje. Megjithëse do të keni pengesa, do të dini të ecni përpara. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxitura sepse në të ardhmen do jenë ata që do vuajnë pasojat. Financat do përballen me disa probleme serioze, kujdes.

Luani

Është mirë të ndryshoni ambient sot ju të dashuruarit sepse duke u larguar do të jeni më të kthjellët dhe do ti vlerësoni më drejtë situatat e ndryshme. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe kjo me shumë mundësi do i dekurajojë dhe nuk do kenë dëshirë për të dalë në takime. Financat do jenë në nivele normale dhe pa probleme.

Virgjëresha

Sot jeni në kundërshtim me këndvështrimin e kujtdo që keni pranë. Do të ketë debate të ashpra midis jush dhe partnerit/es. Beqarët do argëtohen pa fund me shoqërinë e tyre dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria, apo te ftesat për takime. Në planin financiar është mirë të mendoheni para se të bëni shpenzime.

Peshorja

Jeni vëzhgues të mençur dhe sigurisht kjo gjë ju favorizon në shumë situata. Sot mendoni vetëm se si të relaksoheni në shoqëri të njeriut tuaj të zemrës. Beqarët nuk duhet të ndikohen nga mendimet e të tjerëve, por të veprojnë ashtu siç e mendojnë vetë. Financat do jenë të mira, do kenë ndikimin pozitiv të yjeve.

Akrepi

Sot nuk duhet të ekzagjeroni në kërkesa ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Jo të gjitha gjërat që kërkoni mund të kenë kushtet për tu realizuar. Beqarët nëse duan të mos lëndohen dhe të gjejnë personin e duhur, duhet të tregohen edhe pak të duruar. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi shpenzoni me maturi.

Shigjetari

Mos kërkoni aventura me partnerin/en sot sepse nuk do të mund të përballoni dot rrezikun. Një sekret i kohëve më parë do t’ju shqetësojë. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse dhe pa e kuptuar do e gjejnë veten në një lidhje. Kujdes me financat, situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit dhe të përballeni me vështirësi.

Bricjapi

Indiferenca në shumë raste është arma më e mirë për të mos vuajtur. Jeta na rezervon momente të dhimbshme që mund të na lëndojnë. Beqarët nuk do kenë një ditë të mirë në dashuri, por mbështetja e miqve nuk do i lërë të mërziten. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.

Ujori

Konsideroni atë që ju thotë instinkti juaj i pagabueshëm sot. Mund të jetë momenti për një ndryshim të madh dhe total në jetën tuaj. Beqarët do kenë mundësi të mira për të mos qëndruar më vetëm, por bëjnë mirë të mos nxitohen për asgjë. Financat do jenë të ekuilibruara, do dini si të shmangi çdo problem.

Peshqit

Sot do të keni mundësinë të analizoni mirë ngjarjet që po ndodhin rreth jush. Paraqitet një ditë e qetë dhe pa shumë aktivitet për ju të dashuruarit. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të gjetur personin e duhur, nuk do ja dalin dot. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.