Dashi
Është një moment jo i mirë, nuk do të thotë që do të ketë një bllokim por me shumë mundësi ka të bëjë vetëm me një pushim. Shfrytëzoje këtë moment për të reflektuar mirë mbi hapat e tua të ardhshëm.
Demi
Ditë në të cilën lodhja do të ndihet. Zakonisht je ai që arrin t’u japë energji edhe të tjerëve por për një herë mund edhe të kërkosh ndihmë, mos u shqetëso, është një gjë më se normale.
Binjakët
Pasioni është një forcë që të shtyn të japësh më të mirë tënde. Në këtë periudhë po kërkon të futesh në lojë dhe po e bën me gjithë përpjekjen e mundshme.
Gaforrja
Do të jetë një ditë e bukur. Mund të ndjesh pak lodhje por do të gjesh ndjenja kënaqësie në dashuri.
Luani
Pranvera nuk ka filluar në mënyrë të mrekullueshme për ty. Historitë e lindura së fundmi po përjetojnë një periudhë konfliktuale. Situatë që mund t’i ndodhë edhe atyre që kanë kohë që janë bashkë.
Virgjëresha
Këtë ditë është më mirë të jesh i kujdesshëm në dashuri sepse është e mundur që të lindë ndonjë pakënaqësi.
Peshorja
Ditë interesante. Më në fund periudha e vështirë është lënë pas dhe mund të shohësh me besim drejt së ardhmes.
Akrepi
Ditë shqetësuese për shkak të shumë gjërave për t’u bërë. Por, ti mos e humb durimin, vetëm kështu do të arrish të kesh rezultatet që dëshiron.
Shigjetari
Ditë pushimi, ndonjëherë të qetësosh ndërgjegjen dhe të thuash atë që mendon është një liri për ty dhe për ata që të rrethojnë. Sigurisht përdor tone përgjegjëse për situatën për të mos irrituar më tej.
Bricjapi
Disa kanë qenë keq, të tjerë kanë patur shushatje të mëdha. Për fat të mirë situata duhet të përmirësohet dhe të lërë pas problemet.
Ujori
Ditë që lë vërtet për të dëshiruar. Shumë mund të gjenden në një situatë vështirësie me partnerin. E rëndësishme është të mundohesh të mos humbësh sensin e mirë.
Peshqit
Në këtë periudhë nuk i duron personat që duan të të thonë se çfarë duhet të bësh. Ndjen nevojën të ndihesh i lirë të zgjedhësh e të bësh atë që dëshiron.