Horoskopi Horoskopi, e diel 2 tetor 2022: Disa shenja do të jenë me...

Horoskopi, e diel 2 tetor 2022: Disa shenja do të jenë me nerva tërë ditën

Dashi

Dëshira juaj për të gjetur dialog dhe kompromis do ju ndihmojë të arrini sukses sot. Nëse keni një lidhje partneri do ua shprehë në çdo moment se ndihet me fat që ju ka dhe do ua bëjë çdo moment të hareshëm. Nuk do reshtni së përjetuari emocione. Ju beqaret do jeni joshës dhe mund të merrni ftesa për takime serioze. Nëse ju kërkohet të hidhni hapa më tej mendohuni pak para se te jepni fjalën. Paratë nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj bëni kujdes.

Demi

Sot nuk do e keni gjithmonë të mundur ta kontrolloni humorin dhe në disa raste mund t’iu dalin të papritura. Mos u tregoni as të paduruar. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni shumë të kënaqur me partnerin dhe mundet edhe te keni debate. E mira është që para se të arrini të ngrini zërin të flisni e të sqaroheni për çdo gjë. Ju beqarët ka mundësi të keni tërheqje sekrete për një person të pamundur ose që ka një lidhje. Kjo gjë do ju brengosë tej mase. Me paratë nuk do i keni punët keq dhe nuk priten vështirësi.

Binjakët

Për shkak të ndikimit të madh të Jupiterit sot do këmbëngulni shumë për disa gjëra dhe do kërkoni të dalë e juaja. Ju që keni një lidhje nuk do luani ndershëm me partnerin madje mund t’ia punoni edhe pas krahëve. Marrëdhënia do vijë duke u përkeqësuar nga ora në orë. Ju beqarët do keni takime, por duke qene se do i shpalosni që në fillim listën e gjërave që ai duhet të plotësoje, do ikë me vrap. Shumicën e kohës keni për të qenë me nerva. Në planin financiar do ju duket sikur nuk do mund ta stabilizoni dot asnjëherë gjendjen.

Gaforrja

Sot do jeni gjithë kohës në hije dhe do e urreni këtë situatë duke qenë se do ëndërroni përherë të jeni në plan të parë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe do kërkoni që partneri as të mos i ktheje sytë diku tjetër. Në fakt me këtë sjelle nuk do bëni asgjë më shumë sesa do e përkeqësoni marrëdhënien me dorën tuaj. Ju beqarët do takoheni me disa persona, por ata do ju duken të këqij dhe të shëmtuar. Do e ekzagjerojnë disi. Në planin financiar duhet të bëni parashikime para se të hidheni në detin e shpenzimeve.

Luani

Mos i besoni shumë aparencës gjatë kësaj dite sepse keni për t’u zhgënjyer dhe do vuani. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mendoni për ndonjë surprizë të këndshme që do ua zbukurojë çdo moment. Mbajeni pranë partnerit dhe mos lejoni që t’i afrohen disa të ashtuquajtur “miq”. Ju beqarët do takoni disa persona, që ndryshe nga sa do duken, nuk do jenë aspak të sinqertë dhe të qeshur. Financat do e kuptoni se po pakësohen me shpejtësi dhe do reflektoni për të marrë masa.

Virgjëresha

Sot do bëni të pamundurën të sqaroni situatat e paqarta dhe do zbuloni edhe disa të vërteta. Nëse keni një lidhje do i bëni pyetjet e duhura partnerit dhe do arrini të sqaroheni njëherë e mirë edhe për disa probleme që ju kanë dalë. Mbrëmja ka për të qenë shumë më e kënaqshme. Ju beqarët mund të merrni mesazhe nga disa persona për të dalë. Pa u nxituar, reflektoni dhe me pas vendosni. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Peshorja

Hëna do ju ndihmojë sot të merrni vendimet e duhura dhe në mënyrë përfundimtare. Nëse keni një lidhje nuk duhet të hezitoni për asnjë moment t’i shprehni ndjenjat dhe nuk duhet ta acaroni atë që keni në krah. Dijeni se po filluan problemet zor se do rimëkëmbeni lehtësisht. Ju beqarët do jeni më të bindur sot dhe do vendosni të pranoni lidhjen me ikë që ju ka propozuar. Financat do i menaxhoni me më shumë përkujdes kështu që gjendja do fillojë të përmirësohet pak e nga pak.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do mundoheni gjithë kohës të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët dhe do bëni të pamundurën për t’u larguar nga disa vese të këqija. Për ju që keni një lidhje, dashuria që keni ndaj partnerit do ju bëjë të kaloni lehtë mosmarrëveshjet që do keni me të. Në mbrëmje do ju duket sikur s’ka ndodhur asgjë. Ju beqarët do flirtoni shumë sot dhe do jeni plot sharm. Do arrini të bëni për vete atë që pëlqeni. Klima në planin financiar do jetë mjaft e favorshme kështu që mund të bëni investime dhe mund të dilni edhe për ndonjë darkë me miqtë e vjetër.

Shigjetari

Të kesh një ide për idealen është një gjë dhe të ëndërrosh sikur e jeton atë është një gjë tjetër. Sot duhet të jeni më të qartë me veten pasi kjo do ju mbajë larg lëndimeve. Nëse keni një lidhje do jeni të mbyllur dhe nuk do i thoni partnerit se cilat janë ato gjëra që do pëlqeni dhe ato që nuk do pëlqeni prej tij. Në këtë mënyrë nuk do kuptoheni si duhet dhe nuk do përjetoni kënaqësitë e menduara. Nëse jeni beqarë nuk do hidhni hapat e duhura për të konkretizuar ëndrrat. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë vonë.

Bricjapi

Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni besim tek partneri dhe do ndiheni gati të pranoni propozimin që ju ka bërë. Për ju do fillojë një etapë e re shumë më e bukur nga më parë. Ju beqarëve do ju bëhen oferta mjaft interesante që jo vetëm do ua shtojnë rrahjet e zemrës, por do ju ndryshojnë edhe rrjedhën e jetës. Përfundimisht edhe financat do jenë shumë herë më të mirë nga më parë.

Ujori

Ka mundësi që sot të izoloheni sepse do keni nevojë për mbështetje të pakushtëzuar. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të shpreheni lirshëm dhe ndonjëherë do mendoni se nuk do jeni të denjë për partnerin. Në fakt ai ju dashuron vërtet dhe keni për ta parë sesi do ua shprehë ndjenjat në mbrëmje. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por do luftoni me veten për të mos e pranuar. Vetëm sa do i bëni dëm vetes sepse nuk do ja dilni dot ta hiqni nga mendja. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe do shpenzoni me plane.

Peshqit

Falë Hënës që do ndikojë fuqishëm sot do mund të gjeni ekuilibrin dhe do i bëni edhe të tjerët të ndihen sa më mirë. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie të adhurueshme me partnerin dhe do bëni çdo gjë që të ndiheni përherë të lumtur. Do ndani edhe disa sekrete familjarë e do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe do i mbani hapur portat e zemrës. Mbase mund të ketë edhe diçka interesante në mbrëmje. Mërkuri do ju bëjë të logjikshëm me shpenzimet dhe gjendja do jetë e mirë.