Dashi
Mërkuri gjatë kësaj dite mund t’iu nxisë të kuptoni, të flisni dhe të ndiheni të aftë për të kuptuar çdo gjë që ju rrethon. Megjithatë bëni mirë të pyesni veten nëse gjithë kjo dëshirë për të qenë të lidhur me ambientin përreth, ka të bëjë me një pasiguri tuajën. Me siguri do e gjeni përgjigjen!
Demi
Pavarësisht atmosferës së të dielës, të lindurit e kësaj shenje do të ndihen gati për t’u vënë në provë. Dhe do e bëjnë këtë, të shtyrë nga një inteligjencë e ndritur, dhe nga një mendje e cila do të dijë gjithmonë se ku duhet t’i çojë. Vetëm mos e teproni me gjërat që do të bëni, pasi çdo sforcim do të rezultojë i kotë.
Binjakët
Mërkuri, planeti i preferuar i të lindurve të kësaj shenje, do të përballet me nxitimin, me gjërat origjinale dhe gjithçka që rrezikon të ndryshojë shumë shpejtë të tashmen. Do të preferonit në fakt të jetonit një të diel të qetë, pa tepri dhe pa cenuar relaksin.
Gaforrja
Do të karakterizoheni nga energji të brendshme në rritje. Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një të diel origjinale, shumë energjike dhe të ndritshme. Do të dini si të habisni veten, por edhe të tjerët, pa u kënaqur me një ditë e cila shkon në drejtimin e vetë.
Luani
Do e përdorni këtë të diel për të menduar për të ardhmen, për ti analizuar nga një tjetër këndvështrim mundësitë që ju presin. Por nuk duhet të ngurroni të vështroni më tej dhe të pyesni veten se si do ishin gjërat, nëse nuk do të ishin kështu. Do të keni alternativa të ndritura në horizont.
Virgjëresha
Ndoshta sepse Hëna po ju bind se nuk duhet të lini asgjë pas dore, vëmendja juaj do të jetë maksimale. Gjatë kësaj dite nuk do të duroni dot atë nxitimin e çuditshëm që dikush do të shfaqë për të përballuar një problem. Sepse çdo gjë ka kohën e vetë.
Peshorja
Bëni kujdes që të mos humbni ekuilibrin me diçka që do ju shkëpusë nga situatat reale. Shmangni bërjen e premtimeve të tepërta apo të thoni gjëra shumë të rëndësishme, të cilave nuk do u kushtoni shumë rëndësi. Nxitimi i kësaj dite, duket se nuk do ju ndihmojë aspak.
Akrepi
Do të jeni bujarë më shumë se kurrë, të bindur se duhet të ndihmoni një person që po përballet me një problem të madh. Por mundohuni që ta bëni qetësisht, pa nxitim dhe pa mburrje. Kështu nuk do të funksiononte dhe do të bënit figurë të keqe.
Shigjetari
Ju dhe partneri apo partnerja juaj, duket se do të ecni me shpejtësi në drejtime të ndryshme. Nga njëra anë, do të preferoni që të bëni gjithçka me shpejtësi, pa humbur kohë. Por partenri/ja, duket se preferon qetësohet, të cilën vetëm një e diel mund ta dhurojë. Mundohuni të gjeni kompromisin dhe do ia dilni mbanë.
Bricjapi
Mos u nxitni shumë nga ata që me mënyrën e tyre të të vepruarit, ushqejnë vetëm frikën dhe pasigurinë tuaj. Vendosni më mirë qe të merrni kohën që ju duhet për të kuptuar, për tu hedhur në veprim dhe për të shqyrtuar detajet e realitetit me të cilin përballeni.
Ujori
Nuk do të jetë me siguri nxitimi, ai që do ju bëjë të kuptoni diçka që nuk e keni të qartë, pasi në këtë mënyrë nuk do të logjikoni siç duhet. Përkundrazi, tentoni me intuitë dhe spontanitet që të shprehni ndjenjat tuaja. Do të shikoni se do të funksionojë.
Peshqit
Kjo është një ditë të cilën duhet të provoni ta jetoni në mënyrën më normale të mundshme, të qetë dhe pa tensione. Kjo pasi personat që keni pranë, nuk do të kenë dëshirë për gjëra të tepruara dhe situata që ndryshojnë me shpejtësi. Veproni me qetësi, vetëm kështu do të jetoni në harmoni.