Dashi
Ditë harmonike dhe e mbushur me surpriza të këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni aspak kohë të mërziteni sepse partneri/ja do iu mbajë në pëllëmbe të dorës. Beqarët do kenë mundësi të takojnë personin e tyre të ëndrrave. Për financat dita do jetë e paqëndrueshme. Mos prisni që gjendja të stabilizohet nëse nuk merrni sa më shpejt masa strikte.
Demi
Çdo dëshirë që të keni gjatë kësaj dite duhet t’ia shprehni atij/asaj që keni në krah. Vetëm në këtë mënyrë ai mund t’iu kuptojë dhe mund t’iu bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë me ngulm një person. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza të këqija nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.
Binjakët
Ndikimi i yjeve në planin sentimental do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Ata do iu shtyjnë të tregoheni më të hapur dhe të mos keni komplekse. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë edhe sakrifica vetëm për të gjetur personin e duhur. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.
Gaforrja
Do diskutoni hapur për gjithçka me partnerin/en dhe marrëdhënia mes jush do jetë akoma më e ngrohtë. Disa mund të mendojnë të krijojnë së shpejti një familje. Beqarët do kenë disa takime interesante, por nuk do dinë kë të zgjedhin. Në planin financiar çdo gjë do shkojë për mrekulli.
Luani
Do keni të njëjtat ide dhe mendime me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush. Do i harroni mosmarrëveshjet që keni pasur dikur. Beqarët do jenë të privilegjuarit e kësaj dite dhe do përjetojnë emocione pa fund. Në planin financiar nuk duhet të bëni shpenzime marramendëse.
Virgjëresha
Do ia shprehni partnerit/es tuaj si gëzimin ashtu edhe mërzitjen dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush. Edhe ata që kanë pasur probleme do i sqarojnë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe sërish nuk do e gjejnë personin që kanë kërkuar. Financat do jenë goxha më të mira sesa kohët e fundit.
Peshorja
Për pjesën më të madhe të të dashuruarve dita do jetë shumë e qetë dhe pa probleme. Ai që keni në krah do i kuptojë të gjitha prioritetet tuaja dhe do iu mbështetëse në çdo moment. Beqarët nuk duhet të mendojnë për aventura, por të presin edhe pak për të nisur një histori serioze. Në planin financiar do bëni një riorganizim të situatës.
Akrepi
Jeta juaj sentimentale do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do kaloni momente pasionante me partnerin/en dhe herë pas here do iu duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Edhe beqarët do jenë me fat dhe do mund ta bëjnë për vete atë që do pëlqejnë. Në planin financiar duhet të reflektoni shumë herë para se të bëni një investim.
Shigjetari
Marrëdhënia në çift nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Mundohuni të mos abuzoni me durimin e partnerit/es sepse gjërat mund të marrin tatëpjetën. Beqarët ka shumë gjasa të rifillojnë të pëlqejnë një person që kanë pasur në krah kohë më pare. Financat do jenë delikate.
Bricjapi
Do jeni shumë xhelozë sot për ata që keni në krah dhe marrëdhënia midis jush do jetë goxha e tensionuar. Kujdes mos e prekni atë në thembrën e Akilit sepse do keni probleme të mëdha. Beqarët nuk do jenë ende gati të fillojnë një histori dashurie. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe situata do fillojë të përmirësohet ndjeshëm.
Ujori
Ditë paksa e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin/en dhe nuk do hapni rrugë aspak. Beqarët do njihen me persona shumë interesantë dhe me shumë gjasa do fillojnë një histori të bukur dashurie. Financat do jenë më të mira sesa mendoheshin dhe do i zgjidhni edhe problemet që keni pasur para disa kohësh.
Peshqit
Jeta sentimentale e çifteve do jetë shumë e qetë sot. Do flisni hapur me njeri-tjetrin dhe do bini në mirëkuptim për gjithçka. Do jeni më të qartë edhe për vendimet që do iu duhet të merrni. Për beqarët do jetë Venusi planeti më i favorshëm dhe që do i nxitë të joshin pa fund. Në planin financiar tregohuni më të kujdesshëm.