Horoskopi Horoskopi, e enjte 2 mars 2017

Horoskopi, e enjte 2 mars 2017

Dashi 

Horoskopi i ditës këshillon që të shkoni përtej raporteve të dedikuara për dashurinë. Mundohuni të shkoni përtej aparencës së njerëzve që ju rrethojnë, për të mos rrezikuar. Ata që janë vetëm do ndihmohen nga miqtë e tyre dhe do kenë mundësi të takojnë persona interesantë. Kujdesuni për financat.

Demi 

Dita do të jetë mjaft e favorshme për identifikimin e problemeve në ambientin e punës. Ndikimi i diellit do të bëjë që të lini mënjanë krenarinë. Lejoni që një këshillë e mirë nga miqtë tuaj, të ndikojë në mendimet tuaja, pasi do të jetë vërtetë pozitive dhe do ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme.

Binjakët 

Problemet e djeshme me partnerin/en, të enjten do të kalojnë në plan të dytë, për shkak të përqendrimit në çështjet emergjente të cilat do lidhen me punën tuaj. Për të shmangur krijimin e situatave të ndera, këshillohet që t’i kaloni situatat sa më qetësisht, pse jo me një buzëqeshje.

Gaforrja 

Kjo është shenja më e favorizuar e ditës së sotme. Plutoni dhe Neptuni, do ju udhëzojnë linjat e duhura, ku duhet të ecni gjatë ditës së enjte. Këshillohet të bëni kujdes ndaj situatave të papritura dhe t’u kushtoni vëmendjen e duhur. Krahas punës gjeni kohën e përshtatshme edhe për të dashurit tuaj.

Luani 

Do të përballeni me jo pak probleme gjatë kësaj dite. Do t’iu duhet të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve familjare. Parashikohen debate me fjalë ose thjesht antipati, të cilat mund t’i mposhtni vetëm me diplomaci dhe sens humori. Për ata që janë vetëm dita do t’iu rezervojë plot risi dhe emocione. Shfrytëzojini.

Virgjëresha 

Pas një problematike fillestare, do të nxirrni në pah anët tuaja më të mira. Këshillohet që të injoroni çdo dëshirë të shfrenuar për të braktisur çdo gjë, pasi betejat nuk fitohen duke u larguar. Ata që janë në një marrëdhënie do marrin një lajm tejet të rëndësishëm i cili mund të ndikojë në të ardhmen e tyre.

Peshorja 

Do të keni një keqfunksionim të “valvulës së interesave”. Mundohuni që të përfshiheni më shumë në çështjet me interes. Këshillohet që të filloni diçka të re, të dobishme dhe interesante. Nëse për të dashuruarit parashikohet një ditë e qetë, për beqarët do jetë një e enjte e mbushur me takime interesante.

Akrepi 

Do të keni debate të vogla me partnerin/en. Do të përfshiheni nga hije dyshimi, të cilat nuk do ju lënë rehat. Mundohuni që të bëni zgjedhje të matura dhe të përgjegjshme. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të shijojnë ende lirinë e tyre dhe të mos i marrin gjërat me ngulm. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Shigjetari 

Ekziston mundësia që të përfshiheni në një raport aspak të thjeshtë, gjë që do ju rëndojë pa masë. Nëse jeni mbushur sa nuk duroni dot më, ndoshta ka ardhur momenti për të vënë pikat mbi “i”. Për beqarët parashikohet një ditë e bukur ku gjithçka do të ecë mirë dhe do përjetojnë emocione.

Bricjapi

Mungesa e ndjesive emocionale, do bëjë që zemra të mbushet me ndjesi hakmarrje. Nëse keni lënë dikë që të presë gjatë, bëni kujdes, pasi situata mund t’iu dalë nga kontrolli dhe të kthehet kundër jush. Kujdesuni që detyrat që ju janë ngarkuar në punë të mos i lini pas dore dhe t’i shtyni për më vonë. Mirë do ishte t’i mbyllnit sa më parë.

Ujori 

Një situatë mund të krijojë siklet për ju, në raport me ndonjë mik. Ka ardhur momenti që të vini në jetë idetë dhe projektet tuaja të reja. Vetëm në këtë mënyrë do arrini të përmirësoni të ardhurat tuaja financiare dhe të largoni problemet. Jeta në çift do influencohet pozitivisht gjatë kësaj të enjte, komunikimi do jetë mjaft i mirë me partnerin/en.

Peshqit 

Do të jeni në pritje gjatë kësaj dite, sidomos nëse jeni në një lidhje të fshehtë. Bëni kujdes nga mënyra se si përdorni fjalët, sidomos ku shkelni, pasi rrezikoni që të pengoheni dhe të keni vështirësi. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesanta nga të cilat do përjetojnë emocione të bukura. Kujdes me financat.