Horoskopi Horoskopi, e enjte 23 shkurt 2017

Horoskopi, e enjte 23 shkurt 2017

Dashi 

Është e kotë të mendoni për diçka që i përket së shkuarës. Gjeni kurajën të ktheni faqe. Duhet të vini dorë te portofoli për shpenzime të paparashikuara, por të domosdoshme. Për beqarët janë parashikuar disa takime interesante të cilat po të dinë t’i shfrytëzojnë mund të përfitojnë.

Demi 

Duhet t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar, nëse keni në mendje për të ndërtuar një projekt. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj. Besimi juaj vlen më shumë se çdo gjë tjetër në dashuri. Beqarët duhet të bëjnë më tepër kujdes me njohjet e reja që do kenë, nuk duhet të besojnë tek të gjithë.

Binjakët

Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Limitojini konfidencat tuaja. Tregohuni guximtar. Ndërmerrni iniciativa. Dikush është ziliqar. Mund të besoni vetëm te vetja dhe njeriu juaj i zemrës për cdo hap që vendosni të hidhni për të ardhmen.

Gaforrja

Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë.

Luani 

Pozicioni i Jupiterit nuk është aspak favorizues për ju të dashuruarit sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdolloj mënyre dhe në fakt do ja arrijnë qëllimit. Nëse keni lindur ditën e shtunë provoni fatin tuaj, mund të dilni të fituar.

Virgjëresha 

Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje.

Peshorja 

Ide e mirë ajo që do të bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që të mos të shpenzoni shumë, sepse kjo mund t’ju sjellë probleme në të ardhurat tuaja financiare. Beqarët mund të njohin persona të rinj dhe do ndjehen mirë me veten.

Akrepi 

Ditë mjaftueshëm monotone, të paktën pjesa e parë e saj, pasi pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët parashikohet të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja. Në planin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet e pamenduara mirë.

Shigjetari 

Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë, mos kërkoni vetëm nga partneri/ja pa dhënë asgjë në shkëmbim. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet.

Bricjapi 

Sot më shumë fat do të ketë për të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jini më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka. Nëse hidhni hapa të mirëmenduara do shpërbleheni pothuajse n të gjitha fushat, si atë profesionale dhe atë dashurore.

Ujori

Të papritura për ju të shenjës së Ujorit kanë parashikuar yjet për këtë të enjte. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje për të cilat do të pendoheni më pas. Financat do jenë të mira.

Peshqit 

Mos jini kokëfortë me partnerin apo partneren tuaj që në këtë moment ka nevojë për shumë tolerancë. Dhe mbi të gjitha për mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj. Sot mos i besoni askujt, sepse tregimi i sekreteve tuaja mund t’ju bëjë subjekt thashethemesh. Lërini gjërat të rrjedhin vetë pa i imponuar.