DASHI
Ju pret një ditë e veçantë për shkak të treshes Hënë-Venus-Jupite. Ju mund të dëshironi të bëni shumë gjëra së bashku, por, në të njëjtën kohë, do të ndiheni të shqetësuar … Lajmet e mira ose nënshkrimi i një armëpushimi mund të vijnë së shpejti. A jeni gati drejt qëllimeve të reja!
DEMI
Dëshironi të shtyni projektet tuaja dhe t’i afroheni një objektivi që i keni vënë vetes për muajin maj. Mos e ngadalësoni tani që vendosmëria po ngrihet drejt qiellit! Dikujt mund t’i duhet të rishikojë disa çështje biznesi ose llogaritë e auditimit.
BINJAKËT
Duhet të mbërrini në fillim të marsit me ide të qarta. Gjithçka varet nga mosha juaj dhe nëse jeni student, punonjës, sipërmarrës apo diçka tjetër. Tranziti i Saturnit në këtë shenjë do të vendosë rregulla të reja, në stilin e jetesës ndërkohë që ka ende pak pasiguri për ndjenjat (që ka zgjatur që në fillim të muajit).
GAFORRJA
Ka shumë trazira, rrallë jeni ndjerë kështu në jetën tuaj: rreziku, megjithatë, është të derdhni gjithçka në dashuri dhe familje, sektorë që ndoshta nuk kanë të bëjnë fare me tensionet tuaja. Në marrëdhëniet e punës do të ketë nevojë për shumë kujdes, pasi dikush po i merr gjërat paksa shumë dhe tundohet të prishë gjithçka…
LUANI
Duhet të parandaloni më shumë sesa të kuroni… Gjatë orëve në vijim do të jeni të pavendosur për ndryshimet. Kërkoni mendimin e të tjerëve për të vendosur. Dikush po ju kërkon për t’ju surprizuar, do t’ju ofrojë diçka dhe do t’ju ndihmojë.
VIRGJËRESHA
Prej ditësh keni luftuar për të marrë diçka për familjen tuaj. Shikoni se çfarë keni ende për të bërë dhe fokusohuni këtu. Jeni të shqetësuar për shëndetin e një anëtari të familjes. Gjithçka përfundon në dashuri, por mos u shqetësoni: do të rikuperoheni shumë.
PESHORJA
Miqësia vlen sa ari… Kujdesuni për miqtë. Një ngjarje do të sjellë vështirësi në jetën tuaj, prandaj duhet ta zgjidhni shpejt. Shumë shpejt. Dikush po ju kërkon për t’ju dhënë diçka.
AKREPI
Mos i nxitoni gjërat, merrni kohë për të luajtur më të sigurt. Gjërat nuk kanë asnjë vlerë nëse ai dikush i veçantë… Kujdes nga problemet me të rinjtë. Jeni të mërzitur nga dikush që arrin në shtëpinë tuaj: prandaj jini të durueshëm.
SHIGJETARI
Kujdes nga sulmet, kritikat, shpifjet… Shmangni njerëzit e dëmshëm. Është koha për të pranuar diçka që ju është ofruar shumë kohë më parë, prandaj trajtojeni veten më mirë. Nëse keni pasur një debat, faleni dhe vazhdoni. Duhet të kthesh faqen.
BRICJAPI
Ju pëlqejnë më shumë veprimet sesa fjalët. Gjatë orëve të ardhshme do të merrni një dhuratë nga dikush i veçantë. Mendja juaj do të jetë aktive, efektive dhe e aftë për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta. Ajo që duhet të mbani nën kontroll janë fjalët. Heshti sa më tepër…
UJORI
Ju pret një ditë e favorshme, veçanërisht për dashurinë: ide të reja dhe iluzione për të jetuar. Për sa i përket punës, do të përfshiheni veçanërisht në një projekt që ju pëlqen, që ju intereson. Jini të sinqertë me dikë që njihni.
PESHQIT
Sot do të duhet kujdes. Jeni të angazhuar në aktivitete të ndryshme dhe ka ardhur koha që t’i kushtoni kohë familjes. Ndoshta mund të organizoni një vizitë të papritur…