Dashi
Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje sot jetës suaj në çift dhe t’ia shprehni partnerit/es ndjenjat. Vetëm në këtë mënyrë ai do e kuptojë se çfarë ndjeni me të vërtetë për të. Beqarët nuk do kenë shumë fat në dashuri, por do kalojë një ditë të mrekullueshme falë surprizave të miqve të ngushtë. Në planin financiar mos ëndërroni të bëni shpenzime marramendëse do keni vështirësi.
Demi
Do kaloni momente shumë të këndshme dhe të mbushura me emocione sot pranë atij që dashuroni. Edhe pse nuk do ketë shumë kohë në dispozicion ai do mundohet t’ua bëjë qejfin. Beqarët do jenë të paduruar dhe mund të fillojnë lidhje me persona që në fakt nuk iu përshtaten shumë. Financat sërish nuk do jenë të qëndrueshme. Bëni kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Ka rrezik që çështjet financiare të sjellin debate të forta në çift gjatë kësaj dite. Mendoni të mos i përzieni shumë ato nëse doni të keni një jetë më të qetë. Beqarët do gjenden përballë disa zgjedhjeve, prandaj duhet të mendohen mirë para se të bëjnë të duhurën. Në planin financiar duhet të bëni çmos që të dilni nga situata e vështirë
Gaforrja
Do e keni të thjeshtë të flisni për gjithçka me atë që keni në krah gjatë kësaj dite dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Beqarët nuk duhet të dëgjojnë ato që do iu thonë të tjerët, por të reflektojnë dhe të bëjnë zgjedhjet e duhura. Në planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shume shpejt situata do përmirësohet.
Luani
Venusi do e mbrojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe të dashurit tuaj të zemrës. Do e toleroni më tepër atë dhe do i respektoni disa vendime. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm sepse mundësitë për takime thuajse do mungojnë. Financat do jenë të begata. Do arrini të shpenzoni aq sa doni dhe situata do mbetet e qëndrueshme.
Virgjëresha
Atmosfera në çift gjatë kësaj dite do varet nga sjellja që ju keni pasur kohët e fundit me partnerin/en. Nëse komunikimi dhe bashkëpunimi ka mbizotëruar gjithë këtë kohë çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ftesat. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni menjëherë.
Peshorja
Lidhja juaj do kalojë një ditë të stuhishme dhe të mbushur me debate. Mos kërkoni me ngulm që partneri/ja të bëjë gjithmonë atë që doni ju sepse nuk keni për të arritur askund. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas personave që kanë një angazhim tjetër sepse do lëndohen dhe do lëndojnë edhe një të tretë. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.
Akrepi
Të dashuruarit nuk duhet të qahen aspak gjatë kësaj dite. Partneri/ja do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë që ju të ndiheni edhe më mirë. Beqarët do jenë joshës dhe do e kenë më të lehtë të bëjnë për vete disa persona. Do e kenë ata mundësinë e zgjedhjes. Financat duhen menaxhuar me më shumë kujdes.
Shigjetari
Planetët do iu mbështesin gjatë gjithë kohës sot dhe jeta në çift do jetë më entuziazmuese se më parë. Do flisni hapur për gjithçka pa menduar sesi do reagoje ai/ajo. Beqarët do njohin dikë interesant gjatë një feste pune apo në ndonjë party me miqtë e ngushtë. Ne planin financiar mund të keni ndonjë mini-krizë. Tregohuni të vëmendshëm dhe merrni masa.
Bricjapi
Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për shumë gjera me partnerin/en dhe kjo do sjellë herë pas here debate. Beqarët duhet t’i marrin më seriozisht propozimet. Perspektivat financiare do jenë të mira. Ne këtë sektor mund të jeni shumë të qetë.
Ujori
Jupiteri do jetë aleati juaj në jetën sentimentale dhe gjithçka do shkojë më së miri. Komunikimi do jetë i mirë dhe pasioni në mbrëmje do te rindizet. Beqarët duhet të tregohen më realistë dhe jo të kërkojnë “gjilpërën në kashtë”. Të ardhurat nuk do jenë aspak problematike dhe do shpenzoni me qetësi për ato që iu duhen.
Peshqit
Kjo ditë do jetë më e qetë sesa duhet për ata që janë në një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri/ja do rrini në heshtje dhe asnjeri nuk do flasë. Kujdes sepse edhe qetësia e tepërt mund të sjellë probleme. Beqarët do marrin një propozim nga dikush që para disa kohësh e kana pasur inat. Mendohuni mirë para se ta refuzoni. Financat do jenë të mira.