Horoskopi Horoskopi, e hënë 16 mars 2020

Horoskopi, e hënë 16 mars 2020

Dashi

Hëna do ketë ndikim negativ tek jeta juaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të pasjellshëm. Nuk do jeni aspak diplomatë me komunikimin dhe nuk do mendoni se mund të lëndoni të tjerët. Për ju të dashuruarit nuk do jetë një ditë e mire do. Herë pas here do keni debate të forta me partnerin dhe do ndiheni keq. Ju beqarët do futeni në një etapë të re akoma dhe më të bukur se kjo që kishit. Shumë gjëra do ndryshojnë rrënjësisht për ju. Në punë do ju duket sikur jeni më të mirët nga të gjithë dhe duke dashur të bëni çdo gjë vetë mund të gaboni rëndë. Me financat do jeni tej mase të organizuar dhe nuk ka për t’iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

Demi

Herë pas here do ju mungojë besimi në vetvete gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni disi të përhumbur. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pozitive sidomos nëse keni kohë në lidhjen e krijuar. Do bëni plane afatgjata dhe do merrni vendime me rëndësi të madhe. Ju beqarët do flirtoni me shumë persona njëherësh, por nuk do arrini dot që të fiksohen vetëm pas dikujt. Në punë do jeni tejet të ngarkuar me detyra dhe nuk do keni kohë të mendoni për të ndryshuar drejtim. Merrini gjërat sa më shtruar. Në planin financiar do dini si t’i rregulloni problemet që keni pasur dhe deri në mbrëmje situata do përmirësohet.

Binjakët

Neptuni dhe Jupiteri do kenë përballje të forta gjatë kësaj dite dhe për pasojë ju do tregoheni irealistë dhe kokëfortë. Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak tolerantë me partnerin dhe kjo mund të krijojë herë pas here probleme. Po nuk ndryshuat sjellje ka rrezik të shkoni në ndarje. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të filluar një lidhje, por për asnjë moment nuk do mbeteni vetëm dhe nuk do mërziteni. Miqtë do i keni pranë. Në punë do ju jepen disa detyra njëherësh dhe do shpërqendroheni tërësisht. Dëgjojini i këshillat e miqve dhe pranoni ndihmë. Po u treguat mendjemëdhenj do keni veçse humbje. Financat do mbeten ende të njëjta. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por nuk priten as probleme të mëdha. Do jeni sharmantë dhe sensualë sot ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe emocionet nuk do shterojnë për asnjë çast. Ju beqarët gjithashtu do jeni me shumë fat në dashuri dhe shumë gjëra kanë për t’iu ndryshuar. Në punë do jeni më të përkushtuar dhe kur të futeni në zyrë do e hiqni mendjen nga çdo gjë tjetër. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse tregoheni më të kursyer me shpenzimet gjendja ka për t’u përmirësuar akoma më tepër.

Luani

Do jeni më të qartë në mendime gjatë kësaj dite dhe do dini si të veproni edhe në situatat më të sikletshme që mund t’iu dalin. Ju të dashuruarit do jeni më të hapur ndaj risive dhe së bashku me partnerin mund të bëni çfarëdo që t’iu vijë në mendje. Emocionet dhe kënaqësitë do jene të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht. Në punë nuk do keni aspak vonesa në detyrat që iu janë dhënë dhe nga ana tjetër do jeni të gatshëm përherë të negocioni me të gjithë. Financat do fillojnë dalëngadalë të stabilizohen kështu që nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.

Virgjëresha

Shumë njerëz nga jashtë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe kanë për t’iu sjellë probleme shumë të mëdha. Për ju të dashuruarit yjet do nxisin debatet dhe konfliktet. Në disa momente do ndiheni aq keq saqë mezi do prisni të mbarojë dita. Ju beqarët do jeni nostalgjikë dhe do mendoni për të shkuarën duke refuzuar çdo ftesë që do ju bëhet. Në punë do jeni shumë të shpërqendruar  dhe të lodhur. Sado të mundoheni nuk do i arrini dot qëllimet që i kishit vënë vetes. Në planin financiar do gjeni mënyrat e duhura për ta stabilizuar situatën. Do arrini te kryeni shpenzimet më të domosdoshme dhe do ju mbeten edhe para mënjanë.

Peshorja

Çdo gjë që do ju ndodhë gjatë kësaj dite do e jetë e merituar. Nuk jeni sjellë si duhet dhe keni lënduar edhe të tjerët. Ju të dashuruarit do jeni të paduruar dhe ka rrezik të bëni gjëra të pamenduara mirë. Ky në fakt do jetë një gabim që mund të sjellë pasoja edhe për të ardhmen. Ju beqarët do keni një ditë interesante edhe pse nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë shefi do ju bëjë një propozim për një pozicion të ri shumë të rëndësishëm. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigje sepse do jetë mundësi e shkëlqyer, por nga rezultati që do arrin i do varet e ardhmja. Buxheti do jetë në gjendje të mirë kështu që përfitoni për të bërë disa shpenzime të domosdoshme për shtëpinë apo veten.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do keni reflekset e duhura për të vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe situata do përmirësohet. Nëse keni një lidhje më në fund do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur kohët e fundit dhe do jeni më optimiste për të ardhmen. Gjithçka mes jush do ecë si e kishit ëndërruar. Ju beqarët nëse ecni me sy mbyllur drejt një personi që nuk e njihni mirë keni për t’u lënduar. Në punë do jeni më të përqendruar tek objektivat që iu janë dhënë dhe do bëni përpjekje kolosale për t’ia dalë. Të ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do arrini të bëni edhe disa investime të menduara para shumë kohësh.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do arrini të mbyllni të gjitha plagët e hapura prej kohësh dhe nuk do e ktheni më kokën pas. Ju të dashuruarit do kaloni momente të jashtëzakonshme dhe do e ndieni veten me fat që keni partnerin pranë. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni mjaft diplomatë dhe do dini si të joshin personin që pëlqeni. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë për ju. Në punë duhet të jeni më të logjikshëm dhe nuk duhet të ndërprisni marrëdhëniet me shefat aktualë. Edhe problemet më të vështira kanë një zgjidhje. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë dhe mos luani me zjarrin për asnjë moment.

Bricjapi

Shumë persona do mundohet t’iu komprometojnë sot dhe do mundohen t’ua prishin ekuilibrin. Tregohuni sa më të kujdesshëm dhe dëgjoni vetëm zemrën. Për ju që keni një lidhje nuk ka për të qenë ditë e favorshme.  Nuk do arrini dot ta përballoni me sukses një krizë që ka filluar në jetën tuaj dhe do ndiheni vërtet keq. Nëse jeni beqarë duhet të bëni më shumë durim që ta ndryshoni statusin tuaj. Asgjë nuk mund të realizohet me inat e me nxitim. Në punë do i keni tashmë çelësat për të hapur edhe dyert më të forta. Reflektimi i kohëve të fundit do ju ndihmojë pamasë. Në planin financiar do jeni më të kujdesshëm se më parë dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Ujori

Mos refuzoni t’i dëgjoni ata që ju duan të mirën dhe hiqni dorë nga disa zakone të këqija sepse mund të nxitin reagime të ashpra. Nëse keni një lidhje Saturni do ndikojë së tepërmi në jetën tuaj sentimentale. Mundohuni sa të mundni të shmangni mosmarrëveshjet me të sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri kështu që duhet të bëni edhe pak durim. Në planin profesional do jeni të hapur dhe nuk do ju trembë aspak ngarkesa. Pozitivizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës dhe do dini t’i bëni kritika edhe vetes. Buxheti me shumë gjasë do fillojë të përmirësohet ndjeshëm. Do keni mundësi të bëni edhe investime më të mëdha.

Peshqit

Gjatë kësaj dite Dielli do ju bëjë më optimist për të ardhmen dhe më në fund do hiqni dorë nga disa zakone të këqija. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Të dy palët do i shprehni edhe më tepër ndjenjat dhe do bëni çdo gjë për të mirën e njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të dëshpëroheni që nuk do e gjejnë sot shpirtin binjak, pasi kjo gjë do ndodhë të ditët në vijim. Në punë do ju bëhet një propozim i ri për një post ndryshe nga deri më sot. Kjo do ju pëlqejë sepse keni kohë që keni kërkuar ndryshime. Në planin financiar do jeni me shumë fat kështu që gjendja do vijë duke u përmirësuar.