DASHI
Po përjetoni një fundjavë plot lajme, prandaj përpiquni t’a shfrytëzoni sa më shumë këtë fakt. Janari do të jetë muaji i marrëdhënieve me të tjerët, ndaj hapni zemrën për ata që keni pranë. Mos u mbyllni në vetvete!
DEMI
Gjatë kësaj fundjave duhet të jeni reagues dhe i gatshëm për të reaguar. Mundohuni të kapërceni problemet pa humbur më kohë. Sa i përket dashurisë, nëse keni plane të mëdha prisni muajin shkurt.
BINJAKËT
Shpesh e gjeni veten në kaos, në konfuzion total. Ndoshta jeni të zemëruar me një person, sepse nuk ndiheni të kuptuar prej tij në punë ose në dashuri, por për fat tani po filloni të kompensoni terrenin e humbur.
GAFORRJA
Planifikoni mirë me kë do ta kaloni këtë fundjavë duke shmangur njerëzit negativë. E dëmshme për ju. Sigurisht që kjo ditë do të jetë pozitive, edhe nëse lodhja do të ndihet në mbrëmje. Gjithçka normale.
LUANI
Po kaloni një kohë të mirë, shumë interesante nga shumë këndvështrime. Situatë intensive sentimentale, do jetë një e diel dashurie për t’u shfrytëzuar plotësisht.
VIRGJËRESHA
Bëni kujdes të mos e teproni, vlerësoni mirë pikat e forta që keni. Sa i përket dashurisë, disa prej jush nuk janë aq të kënaqur fizikisht me partnerin, prandaj yjet ju këshillojnë të merreni me këtë çështje.
PESHORJA
Maturia duhet të jetë e rafinuar, prandaj duhet të mendosh shumë dhe më pas të flasësh. E gjitha kjo vjen nga një periudhë përplasjesh të shpeshta si në dashuri ashtu edhe në punë. Fatkeqësisht shpesh do të detyroheni të ngrini tonin gjatë ndonjë diskutimi.
AKREPI
Nuk jeni shumë të duruar dhe zemëroheni menjëherë dhe për pak kohë. Menaxhoni situatat dhe problemet që lindin në mënyrën më të mirë të mundshme pa qenë impulsiv dhe pa reflektuar më shumë.
SHIGJETARI
Po kaloni një fundjavë të mirë, e cila për disa do të jetë me dashuri të vërtetë dhe për të tjerë argëtim i pastër: është e ndaluar të qëndroni në shtëpi gjatë orëve të ardhshme. Argëtohu por kini kujdes.
BRICJAPI
Po përjetoni disa ditë të komplikuara, veçanërisht nga pikëpamja fizike. Këshillohet që të shkoni në shtrat herët dhe të mos abuzoni me trupin tuaj. Pushoni. Gjatë kësaj periudhe, nevojitet pushim.
UJORI
Do të jetë një fundjavë që do të kthejë gjithçka në linjë, pavarësisht nëse një person ia kthen ndjenjat tuaja apo mendoni se një miqësi mund të bëhet diçka më shumë. Po përjetoni ditë të forta dhe dikush do mund të përjetojë një lidhje të rëndësishme.
PESHQIT
Po përjetoni një fundjavë të rëndësishme, shumë delikate, prandaj përpiquni të mos veproni me impuls, por të reflektoni për gjërat. Kujdes nëse keni ndërmend të mbyllni një histori të rëndësishme dashurie.