Horoskopi Horoskopi, e mërkurë 9 dhjetor 2020

Horoskopi, e mërkurë 9 dhjetor 2020

Dashi

Do të keni shumë forcë, por me kalimin e orëve, dyshime dhe shqetësime mund të shfaqen. Hëna është gati të fillojë një tranzit kundër që do t’ju japë disa shqetësime të vogla. Eshtë e vërtetë, ju keni përjetuar shumë vështirësi për muaj të tërë, por mos harroni se nga mesi i dhjetorit mund të mbështeteni në yje të bukur. Mundohuni të relaksoheni pak më shumë.

Demi

Duhet të hiqni dorë nga pendimi dhe inati. Ju keni patur një nervozizëm të thellë për disa ditë. Por dijeni se gjithçka që po bëni tani do të jetë mirë. Dhjetori është një muaj fitimprurës për punë, për të filluar projekte të reja: përfitoni prej tij! Ajo që ka më shumë rëndësi, tani e tutje, do të jetë afrimi me njerëzit që ju duan.

Binjakët

Do të keni Hënën në favor, por Diellin dhe Mërkurin në kundërshtim. Si do të përkthehet e gjithë kjo në jetën tuaj? Do të keni shumë energji për tu rikuperuar, por mund të gjeni përballë vetes disa vështirësi praktike, mbase ekonomike ose të punës. Do të ketë nga ata që do të duhet të mbyllin një situatë të caktuar për të hapur një të re.

Gaforrja

Duhet të filloni të hidhni të kaluarën dhe të gjitha vështirësitë e saj pas jush. Harrojini të gjitha situatat që nuk sjellin asgjë. Së shpejti Saturni dhe Jupiteri nuk do të kundërshtohen më: të dy planetët do t’ju inkurajojnë të shikoni në të ardhmen me më shumë besim.

Luani

Ju duhet të përfitoni nga tranziti i favorshëm i Hënës për t’u kujdesur për kontaktet tuaja. E vërtetë, në ditët e fundit keni pasur disa konflikte ose momente tensioni me njerëz të caktuar. Megjithatë ju jeni një shenjë që përballë problemeve ju nxirrni më shumë vendosmëri. Jini shumë të kujdesshëm në dashuri, sepse zemërimi ose disa mendime të mëpasshme mund të prishin marrëdhënien. Nëse kohët e fundit keni provuar ndonjë provokim pune që ju ka zemëruar, bëni një përpjekje që të mos derdhni shqetësimin tuaj në familje.

Virgjëresha

Duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë financave në ditët në vijim. Nëse punoni në mënyrë të pavarur ose në bazë komisionesh, mbase tashmë keni arritur diçka. Tani për tani gjëja më e rëndësishme është të rikuperoni pa shumë pretendime, sepse 2020 ishte një vit i rëndë për të gjithë. Edhe nga pikëpamja emocionale do të jeni në gjendje të riktheheni në rrugën e duhur!

Peshorja

Sot dhe të enjten ju do të prisni Hënën në qiellin tuaj. Shenjë e mirë! Do të jeni plot energji dhe gjallëri. Vetëm ruajuni nga njerëzit e pabesueshëm. Në ditët e ardhshme, ju mund të debatoni me një person që do të shfaqet shumë ndërhyrës, i cili do të shkelë privatësinë tuaj, duke ju zemëruar shumë.

Akrepi

Do të jetë një ditë e rëndësishme, një ditë që mund t’ju japë shumë emocione, ashtu si gjithë javën. Në ditët e ardhshme, për më tepër, ju do të mirëprisni Hënën në shenjë. Venusi, ende në qiellin tuaj, ju fton të vendosni dashurinë në plan të parë. Në javët e ardhshme do të rriteni me një dëshirë të madhe për të ndryshuar gjithçka: prisni përgjigje pozitive në këtë kuptim deri në shkurtin e ardhshëm.

Shigjetari

Do ju rritet dëshira për të rigjetur një dashuri ose për të ndjerë emocione edhe përmes një historie të pakërkuar. Në çdo rast, nëse do të filloni një marrëdhënie të re, ecni përpara! Ju jeni një person që tentoni të humbni mendjen menjëherë, me rrezikun që të shihni gjëra që nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër, ata që janë në një lidhje afatgjatë mund të ndiejnë dëshirën për të parë përreth.

Bricjapi

Sot do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm nëse bëni zgjedhje për të ardhmen. Mbani mend, megjithatë, se kjo periudhë po ju jep shumë! Ju mund të keni shmangur kohët e fundit një rrezik ose keni pasur disa mundësi të rëndësishme. Shumë Bricjapë kanë arritur të dalin në krye në këtë kohë shumë të komplikuar dhe mundësi të tjera do të vijnë në vitin 2021.

Ujori

Do të keni një krijimtari të shkëlqyer. Ju do të ndiheni veçanërisht të lirë dhe të etur për të bërë diçka të çuditshme, të pazakontë. Bëni kujdes me paratë! Nga java tjetër Jupiteri dhe Saturni do të vijnë në shenjën tuaj: si pasojë mund të bëheni më të vrullshëm në shprehjen e emocioneve tuaja, mbase edhe pak transgresivë.

Peshqit

Do të keni nevojë për të folur, për të nxjerrë jashtë atë që ndjeni. Kurrë më parë nuk keni ndjerë dëshirën për t’u lidhur me njerëzit e tjerë në një mënyrë të sinqertë. Nëse keni përjetuar kohët e fundit një ndarje ose një problem, duhet të provoni të vazhdoni përpara. Viti i ardhshëm do t’ju ftojë t’i jepni më shumë rëndësi emocioneve të reja, të bëheni më konstruktivë dhe më pak nostalgjikë.