Horoskopi Horoskopi, e premte 17 nëntor 2017

Horoskopi, e premte 17 nëntor 2017

Dashi

Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin/en dhe debatet do jenë të pafundme. Beqarët edhe pse do jenë gjithë kohës në kërkim, nuk do e gjejnë as sot princin e tyre të kaltër. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni.

Demi

Sot ka rrezik të kaloni një krizë në jetën tuaj në çift. Do debatoni që në mëngjes dhe atmosfera nuk do qetësohet deri në sekondën e fundit. Beqarët do marrin deklarata të forta dashurie. Mendohuni mirë para se të jepni çdo lloj përgjigjeje. Në planin financiar nuk rekomandohen shpenzime të pamenduara.

Binjakët

Edhe pse jeni në një lidhje do tundoheni jashtë mase sot nga një person që sapo do takoni dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin/en. Nuk do i mendoni pasojat që kjo mund të sjellë, por shumë shpejt do e kuptoni gabimin. Beqarët do gjenden përballë një dileme të vështirë. Merrni kohën e duhur. Financat do jenë të mira.

Gaforrja

Ditë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni me humor të mirë dhe për çdo gjë do debatoni me partnerin/en. Beqarët do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshojë të ardhmen. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Në planin financiar do keni disa përmirësime të vogla.

Luani

Gjatë kësaj dite marrëdhënia në çift do jetë goxha e tensionuar. Nuk do arrini dot të flisni qetësisht me partnerin/en sepse çdo fjalë tuajën ai do e marrë për keq. Beqarët do fillojnë të pëlqejnë sërish një ish të dashur. Mos bëni gabimin të hidheni në krahët e tij sepse do vuani më vonë. Në planin, koha e duhur për të organizuar të ardhurat.

Virgjëresha

Dita do fillojë me debate sot për çiftet, por me kalimin e orëve situata do përmirësohet. Fatmirësisht partneri/ja do tolerojë më tepër dhe do hapë rrugë. Beqarët do marrin propozime me shumicë. Në planin financiar do ndiheni më të qetë. Do shpenzoni për ato që ju nevojiten.

Peshorja

Duhet të hidhni ju hapat e parë sot drejt zgjidhjes se mosmarrëveshjeve dhe debateve në çift. Partneri/ja do ju vlerësojë mjaft për këtë fakt dhe situata e tensionuar do fillojë të qartësohet. Beqarët do kenë mundësi për takime, por asgjë më tepër sesa kaq. Duhet të prisni ende. Në planin financiar situata do jetë mjaft e qetë.

Akrepi

Dashuria në çift do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do ndiheni më së miri dhe do i kushtoheni më tepër jetës intime. Beqarët do e gjejnë personin që do ju përshtatet dhe do krijojnë shumë shpejt një lidhje të qëndrueshme. Financiarisht do ju mbështesin yjet, nuk pritet asnjë problem.

Shigjetari

Do kaloni momente shumë të lumtura gjatë kësaj dite pranë atij që dashuroni. Do e keni më të lehtë të flisni hapur dhe qetësisht me partnerin/en. Beqarët do takojnë që në mëngjes një person për të cilin do ju rrahë zemra fort. Për financat do jetë ditë si gjithë të tjerat. Duhet të shpenzoni me shumë kujdes.

Bricjapi

Jeta në çift do jetë më e bukur gjatë kësaj dite. Do flisni më hapur me personin që keni në krah dhe me pak durim e qetësi do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që kishit pasur. Beqarët do jenë ambiciozë dhe nuk do ju pëlqejnë aspak takimet që do kryejnë. Në planin financiar duhet të mendoheni shumë para se të hidhni ndonjë hap.

Ujori

Ata që janë në një lidhje do marrin vendime shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite të cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Ju beqarë mos u dekurajoni sot edhe nëse nuk do keni takimet që aq shumë keni pritur. Gjithçka ndodh për një arsye. Problemet financiare do fillojnë të zgjidhen një nga një. Në fund të ditës do jeni më të qetë.

Peshqit

Do tregoheni të padrejtë me partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite dhe debatet në çift do jenë të pashmangshme. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e keni menduar në këtë plan. Beqarët do kenë një ditë tërësisht ndryshe me takime të rëndësishme të cilat mund të sjellin ndryshime. Në planin financiar do keni shumë vështirësi.