Horoskopi Horoskopi, e premte 20 mars 2020

Horoskopi, e premte 20 mars 2020

Dashi

Ju vini nga tre ditë me të vërtetë të rënda, të diktuara jo vetëm nga ky moment veçanërisht negativ që po kalon vendi, por edhe nga një pamje yjore jo veçanërisht e përshtatshme. Këtë fundjavë do t’ju duhet ca më shumë shpërqendrim për të shmangur përgjumjet. Prilli tani është afër dhe për ju do të përfaqësojë një kohë kur ju mund të përfitoni nga mbështetja e Venusit, i cili do t’ju japë një ndihmë të madhe jo vetëm në dashuri, por edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Për këtë arsye, nuk duhet të dëshpëroheni, por shpresoni për të ardhmen.

Demi

Marrëdhënia me të tjerët është thelbësore për ju, edhe në këtë moment jo veçanërisht të favorshëm. Eshtë e rëndësishme që ju të mbani gjithmonë gjallë kontaktet tuaja edhe përmes mjeteve të tjera të komunikimit, siç janë interneti ose smartphone. Eshtë e qartë se do të ketë disa vonesa në punë që mund të komplikojnë jetën tuaj dhe së shpejti do të keni gjithashtu një Saturn disonant, por kjo nuk duhet t’jua ulë humorin. Ka ardhur koha edhe për të konsoliduar një marrëdhënie.

Binjakët

Sipas parashikimeve të Horoskopit të Paolo Fox, ju po prisni me ankth deri në fund të këtij muaji, jo vetëm sepse ndoshta diçka mund të zhbllokohet, por edhe sepse nga data 22, Saturni do të kthehet në favor dhe kjo mund të përfaqësojë një pikë kthese të vërtetë për ju. Si në punë ashtu edhe në dashuri, do të duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme, për të cilën tashmë duhet të jeni gati. Prandaj përfitoni nga ky moment reflektimi për të vendosur mirë lëvizjet e radhës.

Gaforrja

Sipas parashikimeve të Horoskopit të Paolo Fox, do të ketë ende ditë të vështira për t’u përballur por nuk duhet të harroni se nga ata 22, Saturni do të ngadalësohet dhe ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për ju. Ku i dihet, kjo periudhë e ndërlikuar mbase ka shërbyer për të sjellë një avantazh të vogël dhe për të bërë një reflektim më shumë që ju ka dhënë disa njohuri, që nuk keni pasur më parë. Tani për tani ka pak acarim, përpiquni të shpërqendroheni duke iu përkushtuar ndonjë hobi.

Luani

Tani për tani po kërkoni qetësi dhe paqe, ato që keni humbur ditët e fundit. Nuk do të jetë e lehtë të jen në gjendje të ruani ekuilibrin në këto ditë veçanërisht të ndërlikuara. Pasja e Venusit disonant ka të ngjarë t’ju shtyjë të projektoni tërë zemërimin brenda jush, në dashuri. Do të jetë e rëndësishme të kërkoni një valvul lehtësimi për të mos u përplasur me partnerin tuaj.

Virgjëresha

Përkundër bllokadës së këtyre ditëve që ju shkaktoi disa probleme, yjet po përgatisin një të ardhme shumë pozitive për ju. Ju duhet të mendoni me kujdes për atë që mund të jetë fati juaj dhe të përgatisni mirë strategjinë tuaj, për të qenë gati kur jeta normale të fillojë përsëri. Sidomos në muajt e ardhshëm nuk do të humbni vendosmërinë e ditëve më të mira, gjë që do t’ju ndihmojë të jeni më të vendosur në zgjedhjet tuaja.

Peshorja

Sipas Horoskopit të Paolo Fox, ju jeni pak të ofenduar dhe të hidhëruar tani. Ndoshta ka pasur përplasje me njerëzit përreth jush dhe nuk ka pasur shumë hapje nga të tjerët ndaj jush. Ju mund të keni përfunduar në një pasivitet që nuk i ka pëlqyer partneres apo partnerit. Fundjava mund të jetë më relaksuese dhe më e lehtë për t’u marrë. Në këtë moment bllokade, është e rëndësishme të mos e humbni durimin dhe të krijoni një strategji fituese për kur të ktheheni në terren.

Akrepi

Në këtë ditë veçanërisht të bezdisur, do të ketë provokime që do të vijnë nga jashtë për të cilat do të bëni mirë të mos reagoni. Ka të ngjarë të ketë një ngutje brenda një grupi njerëzish. Në dashuri do t’ju duhet pak kujdes, sidomos në mbrëmje. Ndonjëherë është më mirë të dini se si të dëgjoni sesa të veproni me impuls dhe të thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni.

Shigjetari

Ajo që është e mirë, në këtë moment të bllokadës totale, është se gjithmonë arrini të gjeni diçka për të bërë dhe kurrë të mos mërziteni. Ju jeni të zotë, në këto momente të vështira, të çlironi imagjinatën tuaj dhe kjo ju ndihmon të përballeni me situatën pa shumë shqetësime. Nëse keni një partner që nuk ju dëgjon, mund të ketë ndonjë fërkim. Por do të jenë vetëm kriza të vogla kalimtare, që do të zgjidhen gjatë fundjavës.

Bricjapi

Kur ekziston një problem i madh, si ai me të cilin po përballeni, ju jeni në gjendje të izoloni veten duke shmangur thithjen e të gjitha negativiteteve të jashtme. Tani për tani, ju jeni gjithashtu të zotë për të planifikuar të ardhmen tuaj, sepse ju mund të shikoni përtej. Kjo është arsyeja pse këto do të jenë ditë shumë të dobishme për jetën tuaj. Kjo fazë e reflektimit në të cilën do të duhet të jeni me veten tuaj, do t’ju ndihmojë të bëni një ekzaminim introspektiv që do të vijë në ndihmë në të ardhmen.

Ujori

Ju jeni duke kaluar këtë fazë shumë konvulsive, me shumë acarim dhe një ndjenjë shqetësimi të brendshme, që po ju shkakton shumë probleme. Ajo që ishte shumë e rëndësishme për ju deri para disa ditësh nuk është më. Eshtë sikur lista e përparësive tuaja të ketë ndryshuar. Dashuria mund të kthehet përsëri në një pengesë të vogël në jetën tuaj. Vetëm nëse keni personin e duhur në krah, mund të jeni më të qetë dhe të përballeni me këtë fazë, me më pak ndikim emocional.

Peshqit

Yjet e Horoskopit të Paolo Fox ju ftojnë të rivendosni ato marrëdhënie që kohët e fundit janë ndërprerë. Çiftet në krizë për një kohë të gjatë, megjithatë, mund të vendosin të thonë mjaft dhe të marrin rrugë të ndryshme. Në prill, shumë njerëz të lindur nën shenjën e Peshqve mund të vendosin të marrin të ashtuquajturën pauzë për reflektim. Ndoshta nuk jeni ndier të vlerësuar në mënyrën e duhur nga personi që keni në krah, ose dikush ka vënë në dyshim sinqeritetin tuaj.