Dashi
E premtja do të jetë disi nën ritmin e duhur, por fatmirësisht me kalimin e orëve do të vijë duke u përmirësuar. Ju pret një fundjavë shumë interesante sa i takon dashurisë.
Demi
Dita do të nisë në mënyrë shumë pozitive, por do të ketë një luhatje të lehtë në mbrëmje. Përfitoni nga orët e para të kësaj dite, edhe pse gjatë pasdites në fundjavë nuk do të keni dëshirë për të punuar, por do të preferoni që të keni më shumë hapësirë për vete.
Binjakët
Ju pret një e premte interesante dhe me rikuperim të ndjeshëm, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit dhe Hënës, duke nisur nga kjo javë. Parashikohet një fundjavë fantastike sidomos sa i takon dashurisë dhe do të ketë mundësi përmirësimi, për të sqaruar një keqkuptim dhe për të zbuluar pasionin.
Gaforrja
Dita do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ndiheni shumë të lodhur. Ndoshta do të keni ndonjë dyshim sa i takon punës dhe për këtë arsye ka ardhur koha për të reflektuar mbi zgjedhjet tuaja dhe të mos merrni vendime të nxituara.
Luani
Ju pret një ditë me ritëm të shfrenuar, në kërkim të zgjidhjeve ndaj problemeve që kanë të bëjnë me punën. Kjo gjë mund të shkaktoj një lloj stresi dhe shumë lodhje si në nivelin fizik dhe psikologjik dhe për këtë arsye këshillohet që të reflektoni zgjedhjet e bëra.
Virgjëresha
E premtja do të jetë në ditë mjaft pozitive dhe do të arrini që të zgjidhni gjithë debatet dhe polemikat e kota. Mjaft të favorizuara janë projektet në sajë të ndikimit të Saturnit, i cili mbron raportet në çift.
Peshorja
Kjo ditë do të jetë disi e ngadaltë, por mos u dekurajoni, pasi bëhet fjalë për një fazë tranzitore. Duhet të mundoheni që të jeni më energjik dhe stimujt e duhur nuk do ju mungojnë. Problem i momentit, do të jenë raportet me të tjerët.
Akrepi
E premtja do të jetë disi nën ritmin e duhur dhe melankolike. Fatmirësisht do të jeni të rrethuar nga persona që ju duan dhe kuptojnë dhe do arrini që ta kaloni këtë fazë. Mundohuni që ti kushtoni më shumë kohë relaksit, të paktën deri të dielën, për të rifituar formën fizike.
Shigjetari
Ju pret një ditë pozitive, e cila do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në dashuri, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit në shenjë. Përfitoni për të bërë përpara ose për të sqaruar një keqkuptim. Jeni mjaft të favorshëm edhe sa i takon takimeve.
Bricjapi
Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ku do të jeni të mbrojtur nga yjet. Nëse dikush ju intereson bëni përpara, pasi mundësitë nuk do të mungojnë. Ndërsa nëse sapo keni mbyllur një lidhje, është momenti për të harruar të kaluarën dhe për të nisur diçka të re.
Ujori
Kjo e premte i paraprin një fundjave që do të sjellë rikuperim, ku Venusi dhe Hëna do të ketë ndikim tranzit në shenjë. Ju presin tre ditë të cilat duhen jetuar me intensitet. Ekziston mundësia që të bëni takime të rëndësishme dhe emocionuese.
Peshqit
Dita do të jetë neutrale dhe gjatë saj emocionet nuk do të mungojnë. Por mund të ketë disa bezdisje në punë, pikërisht pasi nuk arrini që të bëni atë që doni, pavarësisht sforcimeve. Mundohuni që të ndryshoni metodë.